Futboll
Herolind Shala e thyen dorën
Klubi ka njoftuar se ende është herët të vihet saktësisht sa do të mungojë 28-vjeçari
Herolind Shalën e ka përcjellë fatkeqësia, pasi mesfushori i Valerenga e ka thyer dorën gjatë një seance stërvitore dhe rrezikon t’i mungojë Kosovës përsëri edhe në ndeshjet e shtatorit në kualifikime për Kampionatin Evropian 2020.
Shala, i cili i humbi dy ndeshjet e Kosovës, barazimin me Malin e Zi (1:1) dhe fitoren kundër Bullgarisë (3:2) në muajin qershor shkaku i një lëndimi muskulor, ka pësuar frakturë në dorën e djathtë gjatë një seance stërvitore të mërkurën, njofton klubi i tij nga Oslo.
Si pasojë, Shala rrezikon t’i mungojë përsëri Kosovës edhe në mbase dy ndeshjet më vendimtare të saj në fushatën e parë kualifikuese për Kampionat Evropian, edhe pse është herët të dihet se çfarë periudhe kohore do të mungojë ai.
Ky është lëndimi i dytë i mesfushorit defensiv brenda pak muajve. Klubi ka njoftuar se ende është herët të vihet saktësisht sa do të mungojë 28-vjeçari, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












