Sport

Hendboll: Zvicra mundet nga Maqedonia

Kombëtarja e Maqedonisë ka fituar bindshëm kundër Zvicrës 30:24, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Evropianin e vitit 2014 në Danimarkë.

Takim i mirë dhe dominim total për Maqedoninë, që në momente avanconte me 13 pikë diferencë, mirëpo disa zëvendësime dhe ndoshta lëshim i panevojshëm në fund bënë që Zvicra të humbë ndeshjen me gjashtë pikë diferencë.

Maqedonia të dielën zhvillon ndeshjen e dytë kualifikuese, kur si mysafirë do të përballet me Portugalinë ndërsa Zvicra në Schaffhausen përballet me Spanjën.