Shkurt.ch
Me helikopter dhe me qenë policorë në ndjekje të një “personi të dhunshëm”
Në ndjekje të personit i cili përshkruhet si “i dhunshëm”, janë mobilizuar shumë policë të armatosur ndërsa janë angazhuar edhe qenë policorë dhe madje edhe një helikopter i policisë
Që nga ora 13 e pasdites deri në këto momente, Policia e Kantonit Aargau është duke kërkuar një person, i cili kishte ushtruar dhunë mbi partneren e tij, në komunën Boswil të këtij kantoni.
Në ndjekje të personit i cili përshkruhet si “i dhunshëm”, janë mobilizuar shumë policë të armatosur ndërsa janë angazhuar edhe qenë policorë dhe madje edhe një helikopter i policisë, bëjnë të ditur azonline.ch, 20minuten.ch, blick.ch etj.
Këtë mobilizim e ka konfirmuar edhe një zëdhënëse e policisë së Kantonit.
Me gjithë këtë mobilizim të madh, policia nuk jep detaje lidhur me rastin, transmeton albinfo.ch Ajo po ashtu nuk precizon nëse personi i ndjekur është i armatosur..
E gjithë ajo që dihet tash për tash, është se ky person edhe në të kaluarën ka pasur zënka me partneren dhe, se sipas fqinjëve, ai ka ushtruar dhunë ndah saj, kur ajo ka dashur të ndahej.
Policia ka kërkuar nga banorët e komunës që të mos largohen nga shtëpitë e tyre gjatë kohës sa është duke vazhduar aksioni kërkues.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










