Gruaja
Heidi Lushtaku reklamon edhe për “PKZ ”
Heidi Lushtaku ka nënshkruar kontratë me njërën nga firmat më të njohura të veshjeve në Zvicër “PKZ”.
Modelja shqiptare që jeton në Zvicër, Heidi Lushtaku nuk ka të ndalur. Sapo përfundon një angazhim, fillon më tjetrin. Pas paraqitjes së sukseshme në “Dancing with the Stars Albania”, Heidi menjëherë ka vazhduar agjenten e saj nëpër vende të ndryshme të botës për të bërë kontrata të reja të punës së saj si modele.
Muaj më parë finalistja e “Miss Zvicra 2013” ishte në Dubai për të bërë një marrëveshje për reklamimin e cigareve elektronike, ndërsa më të u kthyer në Zvicër atë e priten për të nënshkruar kontrata më firma shumë të njohura në Zvicër siç është “Clinic Lemanic” dhe kontrata më e re ë me shtëpinë e njohur të modes në Zvicër, “PKZ” .
“Sapo kemi bërë kontratë më “PKZ” ku unë do të bëj reklamimin e koleksioneve më të reja të tyre në gjithë Zvicrën. Dje isha në Fashion shou dhe jam shumë e lumtur ngase “PKZ” është një nga markat më të njohura zvicerane”, ka thënë Heidi për “albinfo.ch”.
Përveç kësaj, Heidi është imazh zyrtarë edhe i kompanisë tjetër të veshjeve “Hera couture” në Zvicër, ndërsa gjatë jave të ardhshme ajo do të jetë prezent edhe në javën e modës në Shkup.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt













