Gruaja
Heidi Lushtaku, një bukuroshe pa kufij

Finalistja e “Miss Zvicra 2013”, me origjinë kosovare, Heidi Lushtaku, mbërriti në Zvicër në moshën 7-vjeçare dhe zhvillon një karrierë të dyfishtë të modelimit në vendlindje dhe në vendin e saj pritës. Kështu shkruan gazeta frankofone “migrosmagazine.ch”.
Zemra, mes dy vendeve
Heidi Lushtaku me profesion manekine ka një emër dhe mbiemër që ilustron shumë mirë historinë e saj, thotë gazeta migrosmagazine . Heidi gëzon shtetësinë zvicerane dhe është me origjinë shqiptare, përcjell albinfo.ch. Ajo ka emigruar që nga fëmijëria, duke u nisur nga Kosova për të arritur në kantonin e Vaud-it, bashkë me prindërit e saj, vëllain dhe shtatë motra …. Finalistja e Mis Zvicrës 2013 mori pjesë edhe në “Dancing with the Stars”, në versionin shqip. “Është pjesë imja dhe besoj se jam shumë me fat që kam origjinë kosovare dhe që jam zvicerane”.
Heidi pranon se gjatë periudhës së kampionatit evropian të futbollit ndeshja Zvicër-Shqipëri nuk ishte e lehtë për të menaxhuar: “Sinqerisht unë doja që më të mirët të fitojnë. Ishte shumë bukur të shohësh në stadium përzierën e tifozëve të dy ekipeve”.
“Kur unë shkoj atje, dhe pastaj kthehem në Zvicër, unë diej se kthehem në shtëpi”. Dhe Heidi nuk ngurron të pohojë se ndjehet “shumë krenar që jep një imazh të mirë të Ballkanit”.
Nëse përvoja Mis Zvicra i mundësoi asaj të bëhet më e njohur, Heidi nuk kishte pritur këtë rast për t’u bërë manekine, Ajo filloi karrierën e saj që nga mosha 13-vjeçare, përcjellë albinfo.ch. Një profesion që tani zhvillon tërë kohën e saj pas formacionit të saj si asistente dentare.
“Nuk dua të peshoj më pak se 55 kg. Unë jam një modele komerciale, jo një modele që thjesht lëviz dhe duhet të veshë rroba si një hallkë”.
Një ditë me Heidi Lushtakun

9:00 h: Në rrjetet sociale “Unë përpiqem të jem shumë e pranishme në Facebook dhe Instagram. Unë postoj fotografi mjaft rregullisht, por shumë pak të jetës sime private, dhe vetëm nëse kjo ka kuptim. Unë nuk postoj fotografi vetëm për të treguar se ku jam dhe më kë jam. Përpiqem të mos jem skllave e Facebook-ut. Unë përdor Facbook-in, dhe ja ai mua”.

13:00 h: Ushqim vegan. “Jam shumë e ndjeshme për të mbrojtur planetin, respektin për kafshët. Jam bërë vegjetariane që disa muaj dhe vegane qe disa javë. Është pak e komplikuar, por ishte e nevojshme për të qenë besnike me bindjet e mia. Dhe kjo është edhe një çështje e shëndeti. Kurrë nuk jam ndier kaq në paqe me vetveten”.

17:00 h: Roller: “Shpesh shkoj me “rollera”. Përpiqem t’i praktikoj në vende të përshtatshme. Në rrugë ku ka makina, unë mendoj se është mjaft e rrezikshme. Njerëzit mendojnë se mund të ndalesh kur të duash, por në të vërtetë nevojitën ca sekonda të paktën… ”

18:00 h: “Në liqen, pishinë, çfarëdo. Lahem ku është e mundur. Kam kaluar gjithë verën në breg të detit: Saint-Tropez, Mykonos dhe Ibiza. Vende ku unë shkova në të njëjtën kohë për të punuar, por edhe për pushime”.
E-Diaspora
-
Portret profesional në Linkedin dhe CV – fotosesion me Rromir Imamin Mini-seancë profesionale portreti është mundësia që të krijosh një imazh të përkryer, duke pasqyruar çdo hap...
-
620 vjet nga lindja e Skënderbeut: Shqiptarët nderojnë heroin kombëtar në trojet etnike dhe diasporë
-
24-vjeçari nga Kosova humb jetën, bie nga kati i tretë i skeleve në Milano
-
Kosovarja ka mashtruar fondin e papunësisë, dënohet por nuk dëbohet
-
Marigona Toma, e vetmja shqiptare me ekspozitë në mesin e 40 artistëve zviceranë
Jeta në Austri
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak? Një plan i ri i Gjermanisë për të rritur kthimet e azilkërkuesve në kufirin me Austrinë...
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve