E-Diaspora
Hedh helmin për të mbytur miun, helmohet familja shqiptare
Një austriak 56 vjeçar, duke dashur të mbysë minjtë në banesën e tij, ka rrezikuar jetën e fqinjëve të tij shqiptarë.
Në hyrje të banesës, tregon Xhevdet Mziu, një teknik montues 35 vjeçar, dy fëmijët e tij 3 e 4 vjeç kishin filluar të tregonin simptomat e para. Pas tyre edhe e shoqja, Miradija. “Ata në çdo hap që e bënin, kolliteshin dhe u zihej fryma. Pastaj djegia e fytit u paraqit edhe te unë , kisha rrjedhje hunde dhe kokëdhembje”.
Pasi që nuk ndjehej kurrfarë kundërmimi, atij i ka shkuar mendja te rrjedhja e gazit dhe ka telefonuar ndërmarrjen përgjegjëse. Kur punëtorët e gazit erdhën, edhe ata filluan të kolliteshin me të madhe , pastaj alarmuan zjarrfikësit. Këta të fundit, 11 sish erdhën të pajisur me mbrojtjen komplete të organeve të frymëmarrjes. Ata shumë shpejtë kanë konstatuar se prej nga vinte ai gaz misterioz, nga banesa e një 56 vjeçari në të njëjtën hyrje, shkruan Nachrichten.at. Pasi kanë ajrosur banesën dhe gjithë ndërtesën, që ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, banorët mund të ktheheshin.
Personi që e kishte shkaktuar gjithë këtë, pasi që kishte hedhur sprej me qëllimin për të mbytur një mi në banesë (!) kishte dalë dhe nuk dinte për panikun që kishte shkaktuar.
Familja Mziu është dashur të trajtohet në mënyrë ambulante, por as të nesërmen simptomet e helmimit nuk ishin zhdukur plotësisht.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










