Zhvillim
Haziri: Danke Schweiz
Në 15 vjetorin e prezencës së investimeve zvicerane në Kosovë, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e shpalli 20 qershorin “Ditën e Zvicrës në Gjilan”. Zvicra për 15 vjet ka investuar 45 milionë franga në ujësjellës

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e ka shpallur 20 Qershorin si “Ditë e Zvicrës në Gjilan”, e cila do të shënohet në shenjë falënderimi për ndihmën e madhe që Qeveria e Zvicrës ka dhënë për Anamoravën. Këtë vendim, Haziri e ka marrë në 15 vjetorin e prezencës së investimeve zvicerane në Kosovë në sektorin e ujërave.
Me këtë rast, në një ceremoni solemne, në Gjilan u inauguruar objekti i rezervuarit të ujit të pijshëm i financuar nga Qeveria helvetike.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ambasadorja e Zvicrës së Kosovë, Krystyna Marty-Lang, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarq dhe përfaqësues nga kompania “Hidromorava’ dhe “Bifurkacioni”.
Nikoqiri i këtij organizimi, kryetari Haziri ka falënderuar qeverinë zvicerane, e cila është mbështetje lidere në investimet për ujë të pijshëm në rajonin e Anamoravës, që siç tha ai, siguron shëndet të mirë dhe mirëqenie për qytetarët.
Ai tha se për këto 15 vjet, kontributi i qeverisë zvicerane është njëherë më i madh se i qeverisë së Kosovës në investime dhe kjo do të thotë që populli i Zvicrës, sipas Hazirit, është kujdesur në mënyrë të veçantë për ne.
“20 qershori shënon 15 vjetorin e prezencës dhe investimeve të Zvicrës në komunën e Gjilanit, por edhe kujton që kontakti i parë i yni me Zvicrën ka qenë viti 1965, kur baballarët tanë kanë shkuar në mënyrë të rregullt, kanë filluar jetën dhe punën në atë vend të panjohur për ta në atë kohë”, tha Haziri.
Prefekti i Gjilanit përmendi ndihmën e madhe që shteti helvetik ka dhënë në shumë sektorë në Kosovës gjatë 15 viteve, në rindërtim e shtëpive, në integrim, zhvillimin bujqësor, në ujë të pijshëm, etj.
Duke kujtuar këtë ndihmo kolosale, Haziri propozoi që 20 qershori të shpallet si “Ditë e Zvicrës në Gjilan”. “Si kryetar i Gjilanit, me të drejtat që më jep ligji, më lejoni që sot 20 qershorin ta shpalli si “Ditën e Zvicrës në Gjilan” dhe do ta shënojmë çdo vit në Gjilan, ku ne do t’i njoftojmë gjeneratat e reja për kontributin që e kanë dhënë zviceranët”, tha ai.
Sipas tij, nuk mundet në asnjë mënyrë të imagjinohet një progres në sektorin e ujit, pa e pasur ndihmën e madhe dhe mbështetjen e qeverisë zvicerane. “Në emër të Gjilanit dhe qytetarëve tanë, ju themi “Danke Swiss”, u shpreh Haziri.
Mbi 45 milionë vetëm në ujësjellës
Nga ana e saj, ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, ambasadorja Krystyna Marty-Lang, tha se qeveria zvicerane deri më tash ka investuar në rajonin e Anamoravës mbi 45 milionë franga zvicerane në sektorin e ujit të pijshëm, duke garantuar se do të vazhdojnë të jenë prezent për investime edhe në ardhmen në këtë sektor.
“Sot jemi për të inauguruar investimet në furnizimin e ujit të pijes, infrastrukturën ujore për të dy qytetet, Gjilan dhe Ferizaj dhe të festojmë së bashku një punë të mrekullueshme që është bërë. Ky investim ka përmirësuar sigurimin e ujit të pijshëm dhe ngritjen e kualitetit në dy qytetet, Ferizaj dhe Gjilan dhe mendoj se së bashku ne mund të sigurojmë qëndrueshmërinë e investimeve të bëra që nga viti 1999”, tha ajo.
Me këto investime, sipas saj, është përmirësuar kualiteti i jetës së qytetarëve të dy qyteteve dhe po ashtu, siç tha diplomatja zvicerane, do të ndikojmë që të ketë një stabilitet socio-ekonomik në këtë rajon.
Falënderime shtetit zviceran kanë shprehur edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, dhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, të cilët thane se ky rezervuar do të jetë një do të parandaloj që të përballemi me situatën e mungesës së ujit të pijshëm.
“Jam shumë i lumtur që sot ndodhem para jush për ta përuruar një objekt të rëndësisë së posaçme dhe i falënderoj të gjithë miqtë tanë të cilët kanë suportuar Kosovën sidomos në këto 15 vite, në zhvillimin e infrastrukturës jo vetëm të ujit, por edhe në anët tjera”, tha ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.
Ai tha se falënderim special shkon për qeverinë zvicerane, e cila që nga 99-ta e tutje, përveç sektorëve tjerë, është koncentruar sidomos në sektorin e ujit si në rastet e ujësjellësit, ndërtimit të rrjetit, gjithashtu edhe në trajtimin e ujërave të zeza.
Investimet kanë ndalur edhe shpërnguljen
“Investimet që i ka bërë qeveria zvicerane në Komunën e Ferizajt janë shumë të mëdha dhe për këtë falënderimi im është tepër i madh që na ka ndihmuar në zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm. Jam shumë i nderuar për këto Investime për shkak se qeveria zvicerane duke përdorë standardet e njëjta si në shtetin zviceran”, tha ndërkaq kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa.
Ai tha se shteti helvetik ka bërë gjithçka të mundshme për t’ua lehtësuar jetesën qytetarëve të Komunës së Ferizajt e po ashtu, investimet që janë bërë në viset rurale për të zgjidh problemin e ujit të pijshëm, sipas tij, kanë ndikuar edhe në ndaljen e shpërnguljes së qytetarëve.
Si donator kryesor në sektorin e ujërave në Kosovë, me inaugurimi e projektin në Gjilan, Zvicra shënoi 15 vjetorin e përkrahjes për furnizimin me ujë në Kosovë. Prej vitit 1999, Qeveria e Zvicra ka financuar 22 projekte në këtë fushë, me një vlerë totale prej 45 milionë franga zvicerane.
Kjo ndihmë ka kontribuar në rritjen e popullatës që furnizohen me ujë nga 44 për qind sa kanë qenë pas luftës, në 76 për qind që është aktualisht.
Programi Zviceran ka filluar në vitin 1999 nga Ndihma Humanitare Zvicerane me ujësjellës emergjent dhe shpejt është marrë përsipër nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SDC) dhe Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO) në kuadër të programeve për bashkëpunim me Evropën Lindore (EEC) në formë të një programi të mirëfilltë të furnizimit me ujë që targeton kryesisht rajonin jug-lindor të Kosovës.
E-Diaspora
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së Gino Mulliqit i është dhënë ky rol në komunën e cila ka rreth 60 mijë banorë....
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri