Kosova
Haxhiu: Serbia strehë e terroristëve
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas lirimit të organizatorit të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radojiçiq.
Ajo thotë se Serbia është strehë e terroristëve dhe kriminelëve të luftës.
“Sulmi terrorist në Kosovë është dirigjuar, siç është dëshmuar, nga Serbia dhe në këtë drejtim, çfarëdo veprimi në raport me këtë çështje, me grupin e armatosur, që e bën Serbia nuk na befason aspak. Serbia nuk i ka dorëzuar asnjëherë kriminelët dhe nuk do t’i dorëzojë as terroristët. Thënë qartë, Serbia është strehë e kriminelëve të luftës dhe terroristëve që para 10 dite bën sulm terrorist në territorin e Kosovës”, u shpreh Haxhiu, përcjell albinfo.ch.
Ajo shton se institucionet e Kosovës janë duke punuar me intensitet të shtuar për të vënë para drejtësisë grupin terrorist.
“Përballë një Serbie që nuk distancohet nga e kaluara, dirigjon sulme të armatosura në Kosovë dhe nuk i dorëzon kriminelët dhe terroristët, është vigjilenca, puna e madhe e institucioneve të Kosovës, veçanërisht Policia e Kosovës, njësiteve të hetimeve, njësiteve speciale, Prokurorisë dhe Gjykatës. Institucionet e drejtësisë po e bëjnë punën e tyre. Për shkak të hetimeve, nuk mund të jap detaje çfarë po ndodh. Vetëm desha t’iu siguroj që institucionet po bëjnë punën e tyre”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.
Policia e Kosovës, më 24 shtator në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit u sulmua nga grupi terrorist i prirë nga Milan Radojiçiq. Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













