Kosova
Haxhiu fton liderët politikë në takim për përgatitjet e seancës konstituive të Kuvendit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të mbajë të premten, më 31 korrik, një mbledhje të përbashkët me kryetarët e subjekteve politike parlamentare, ku do të diskutohen përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të mbajë të premten, më 31 korrik, një mbledhje të përbashkët me kryetarët e subjekteve politike parlamentare, ku do të diskutohen përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, në rend të ditës së këtij takimi është vetëm pika për “Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
Takimi do të mbahet në sallën C-301 të Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 11:00.
Ky takim pritet të shërbejë për koordinimin ndërmjet subjekteve politike lidhur me hapat proceduralë për konstituimin e legjislaturës së re dhe funksionalizimin e Kuvendit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












