Futboll
“Hat-tricku” i Muriqit e afron atë te titulli i golashënuesit më të mirë në histori të klubit
Sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi në ndeshjen e xhiros së 20-të të La Ligas spanjolle, e regjistroi “hat-trickun” e parë, që nga transferimi i tij te Mallorca në vitin 2022.
Ai shënoi fillimisht në minutën e pestë për 1:0, pastaj në minutën e 42-të e humbi penalltinë dhe nga topi i kthyer shënoi duke e çuar rezultatin në 2:1. Në minutën e 69-të, shënoi nga pika e bardhë, duke e çuar rezultatin në 3:2, transmeton albinfo.ch.
31-vjeçari i ka 14 gola në La Liga në këtë edicion, ndërsa 48 i ka shënuar në total në elitën spanjolle. Vetëm Kylian Mbappe ka gola më shumë – 19.
Muriqit i duhen edhe shtatë gola për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të klubit, teksa Samuel Eto’o i ka 54 gola në La Liga për Mallorcan.
Me golat e shënuar të shtunën për Mallorcan, Muriqi hyri në histori si golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës në histori, duke e kaluar ish-sulmuesin e Venezuelës, Juan Arango.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












