Bota
Vendet e prekura nga coronavirusi
Coronavirusi që shpërtheu në Wuhan është përhapur në gjithë botën që nga rastet e para kur u zbulua në Kinën qendrore, në dhjetor. Të paktën 1.100 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 45,000 njerëz janë infektuar dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka shpallur shpërthimin një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka konfirmuar se virusi mund të transmetohet nga një person në tjetrin – ku një virus i infektuar e infekton tjetrin duke teshtitur ose kollitur – si dhe nga kontakti i drejtpërdrejtë. Të paktën 510 raste janë të konfirmuara me coronavirus në më shumë se 25 vende dhe territore jashtë Kinës. Dy njerëz kanë vdekur jashtë territorit të Kinës nga virusi – një burrë kinez 44-vjeçar në Filipine dhe një burrë 39-vjeçar në Hong-Kong, transmeton Telegrafi.
Një numër vendesh, të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Japonia, kanë evakuuar shtetasit e tyre gjatë fluturimeve nga Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei. Kjo është një listë e plotë e vendeve jashtë Kinës kontinentale me raste të konfirmuara të coronavirusit deri më tani:
Australia (të paktën 15 raste), Belgjikë (të paktën 1 rast), Kamboxhi (të paktën 1 rast), Kanada (të paktën 7 raste), Finlanda (të paktën 1 rast), Francë (të paktën 11 raste), Gjermani (të paktën 16 raste), Hong Kong (të paktën 50 raste, 1 vdekje), India (të paktën 3 raste), Itali (të paktën 3 raste), Japoni (të paktën 28 raste, plus 175 raste të anijeve), Makao (të paktën 10 raste), Malajzia (të paktën 18 raste), Nepal (të paktën 1 rast), Filipine (të paktën 3 raste, 1 vdekje), Rusia (të paktën 2 raste), Singapori (të paktën 47 raste), Koreja e Jugut (të paktën 28 raste), Spanjë (të paktën 2 raste), Sri Lanka (të paktën 1 rast), Suedi (të paktën 1 rast), Tajvan (të paktën 18 raste), Tajlandë (të paktën 33 raste), Emiratet e Bashkuara Arabe (të paktën 8 raste), Mbretëria e Bashkuar (të paktën 8 raste), Shtetet e Bashkuara (të paktën 13 raste), Vietnami (të paktën 15 raste).
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













