Kosova
Haradinaj u ofron përkrahjen e ekzekutivit bizneseve nga diaspora
Nga përfaqësuesit e bizneseve të diasporës, kryeministri Haradinaj kërkoi që të jenë konkretë në kërkesat e tyre, në mënyrë që Qeveria e Kosovës, të marrë parasysh sfidat me të cilat ballafaqohen

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim bizneset kosovare-gjermane nga diaspora në kuadër të Odës Ekonomike Gjermane-Kosovare në të cilin ka marrë pjesë edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.
Haradinaj theksoi se qeverisja nën drejtimin e tij do të fokusohet në hapjen e bizneseve të reja dhe krijimin e vendeve të reja të punës, duke shtuar mundësinë e përfshirjes së tyre sa më të madhe në politikë bërje. Nga përfaqësuesit e bizneseve të diasporës, kryeministri Haradinaj kërkoi që të jenë konkretë në kërkesat e tyre, në mënyrë që Qeveria e Kosovës, të marrë parasysh sfidat me të cilat ballafaqohen.
Nora Hasani, drejtoreshë menaxhuese në Odën Ekonomike Gjermane-Kosovare, theksoi nevojën e një takimi të bizneseve të diasporës me ato kosovare dhe nevojën e kthimit të besimit të investitorëve që të investojnë në Kosovë. Ajo tha se sundimi i ligjit dhe zbatimi i kontratave është qenësore për investitorët e huaj, duke potencuar se ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme duhet dhënë rëndësi të veçantë.
E Kryetari i Unionit të bizneseve shqiptare në Gjermani, Nazmi Viqa tha se nevojitet zbatimi i ligjit, infrastrukturë e duhur, në mënyrë që të kontribuohet për vendin dhe mirëqenien për të gjithë qytetarët.
Fadil Hoxha, president i Bordit të Odës Ekonomike Gjermane-Kosovare, shprehu besimin në kryeministrin Haradinaj dhe në Qeverinë e Kosovës, duke vlerësuar se Kosova ka resurse të mjaftueshme humane për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti