Kosova
Haradinaj: Po punojmë për heqjen e Kartonit të Gjelbër
“Janë dy tri resorë qe duhet me punu në të njëjtën kohë më ardh tek një formule që do të rezultonte me heqjen e pagesës në kufi, apo kartonit të gjelbër”, tha kryeministri Ramush Haradinaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ende nuk kanë arritur ndonjë rezultat në heqjen e kartonit të gjelbër, por si qeveri tha se janë në kërkim të listës së veprimeve që mund t`i marr Qeveria për heqjen e këtij kartoni. Këto komente kryeministri kosovar i bëri gjatë seancës së rregullt plenare të Kuvendit të Kosovës.
“Kemi fillu me identifiku përmes së cilave veprime mundësohet që të gjithë që vinë ne Kosovë është fjala për bashkatdhetarët, e që kanë sigurime prej vendeve nga vijnë me vjeltë edhe për Kosovën por rezultatin ende se kemi”, u shpreh Haradinaj, në përgjigjen e pyetjes së deputetit të Vetëvendosjes, Faton Topalli.
Ky i fundit i kërkoi afat kohor Ramush Haradinajt se kur mund deputetët të marrin një përgjigje dhe a ka ndonjë ekip që merret me këtë.
Haradinaj shtoi se ka pasur shumë tema të tjera që e kanë marrë fokusin dhe kjo edhe ka rezultuar që çështja e kartonit të lihet pak anash, por tha se sot, nuk është në gjendje që të jap ndonjë afat.
“Kemi qenë me plot tema të menjëhershme dhe kjo temë ka qenë mungesë e fokusimit të mjaftueshëm në këtë teme, megjithatë është e iniciuar. Sot s’jam ne dispozicion me dhanë afat. Por, janë dy tri resorë qe duhet me punu në të njëjtën kohë më ardh tek një formule që do të rezultonte me heqjen e pagesës në kufi, apo kartonit të gjelbër”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










