AT Balkani
Meliza Haradinaj reagon për situatën në Bjellorusi
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla tha se Republika e Kosovës qëndron përkrah SHBA-së dhe bashkësisë ndërkombëtare në mbështetjen e zhvillimeve demokratike në Bjellorusi.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se qëndrojnë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me shqetësimin për të drejtat e njeriut në Bjellorusi, nën qeverinë e Lukashenkos.
Edhe Kosova, sipas këtij njoftimi, iu është bashkuar thirrjes për t’i dhënë fund dhunës në Bjellorusi.
“Republika e Kosovës i bashkohet thirrjes së bashkësisë ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Bashkimit Evropian dhe Këshillit të të Drejtave të Njeriut, drejtuar autoriteteve bjelloruse për t’i dhënë fund dhunës dhe shtypjes, për t’i liruar të gjithë të arrestuarit dhe të burgosurit politikë, për ta respektuar lirinë e medias dhe shoqërinë civile dhe për të filluar një dialog kombëtar gjithëpërfshirës që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në njoftim.
“Me këtë rast, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, tha: “Republika e Kosovës qëndron përkrah SHBA-së dhe bashkësisë ndërkombëtare në mbështetjen e qëllimeve paqësore dhe demokratike të popullit bjellorus. Ne kërkojmë nga qeveria e Lukashenkos që t’i lirojë të gjithë personat e ndaluar padrejtësisht, t’i japë fund bllokadës në internet në gjithë vendin, të zhvillojë bisedime me anëtarët e opozitës politike dhe të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme që duhet të monitorohen nga vëzhguesit ndërkombëtarë”, citohet të ketë thënë Haradinaj.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











