Kosova
Haradinaj: Qeveria Hoti ka mundësi të shkojë në mandat të plotë qeverisës
Haradinaj flet edhe për vizitën e tij te deputeti Haxhi Shala.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me të dalë nga Kuvendi ka shprehur mendimin e tij në lidhje me formimin e qeverisë së re, ku tha se ka mundësi që të shkojë në mandat të plotë qeverisës, përcjell albinfo.ch.
Ai u pyet edhe për vizitën e bërë nga ai dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, te deputeti Haxhi Shala, i cili u deklarua në Kuvend se vendimi i tij rreth votës ndryshoi pas vizitës së tyre.
Por, Haradinaj tha se vizita e tij me të presidentit ka qenë vetëm një koincidencë.
“Presidenti ka raporte të kahershme miqësore me Haxhi Shalën, edhe unë i kam nga ana ime. Koincidenca janë këto. Shala ka qenë zëvendëskomandant në rajonin e Prizrenit, kur unë kam qenë komandant i TMK-së. Unë i thashë që e votoj këtë qeveri, a e voton edhe ti, ai tha që po”, tha ai./albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













