Kosova
Haradinaj: Qeveria e Kosovës do të mbështesë sportistët kosovarë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Klubin e Hendbollit të Femrave-Istogu, i kryesuar nga trajneri Faruk Shala.
Gjatë takimit Haradinaj ka thënë se Kosova është krenare me vajzat dhe djemtë e saj, të cilët përmes sportit më së miri po e përfaqësojnë vendin tonë në arenën ndërkombëtare.
Me këtë rast, Haradinaj ka përgëzuar hendbollistet e Istogut për arritjet e tyre në të tetën e finales së “Challenge Cup”, duke u renditur në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës, përcjell albinfo.ch.
“Sportistët kulmorë që i ka Kosova, duhet të jenë motiv dhe shembull për gjeneratat e reja, por edhe për hendbollistet e klubit “Istogu” për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se është për keqardhje që Klubi i Hendbollit të Femrave Istogu nuk gëzon kushte të mira për t’i zhvilluar aktivitetet e tyre.
Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të jetë mbështetësja kryesore e të gjithë sportistëve kosovarë, të cilët me arritjet e tyre po bëjnë histori nëpër botë në gara të rëndësishme sportive.
Ndërkaq, trajneri i Klubit të Hendbollit të Femrave Istogu, Faruk Shala, e njoftoi atë me kërkesat që i ka Klubi Hendbollistik i Femrave “Istogu”, me theks të veçantë mungesën e një palestre, si dhe mbështetjen financiare për trajtime mjekësore, që janë baza kryesore e zhvillimit të aktiviteteve të tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë Dy diploma, një qëllim: Arkitektja shqiptare merr një titull tjetër akademik në Angli...
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor