CH-Ballkani

Haradinaj pritet me nderime të larta në Tiranë

Rama dhe Haradinaj parakaluan para Gardës Ceremoniale pas intonimit të të dy himneve, atij kombëtar dhe atij të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pritur me nderime të larta në Tiranë në vizitën e parë zyrtare në cilësinë e kryeministrit.

Haradinaj është pritur nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Rama dhe Haradinaj parakaluan para Gardës Ceremoniale pas intonimit të të dy himneve, atij kombëtar dhe atij të Kosovës, raporton albinfo.ch.

Në agjendën e Haradinajt është parashikuar takimi me Ramën, në “Pallatin e Brigadave”, ku do të bëhet edhe takimi përurues i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave.

Po ashtu, kreu i Qeverisë së Kosovës pritet të zhvillojë takime edhe me presidentin Ilir Meta, kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

https://web.facebook.com/edirama.al/videos/10155177403501523/