Kosova
Haradinaj merr zyrtarisht postin e kryeministrit, zotohet për bashkëpunim
Pritja e Haradinajt në Kryeministri është bërë me ceremoni shtetërore, ku Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës është rreshtuar dhe ka intonuar himnin e Kosovës, për nderë të dorëzim-pranimit të detyrës së kryeministrit
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, sot zyrtarisht filloi punën si kryeministër i Kosovës për një mandat ligjor katër vjeçar. Postin e kryeministrit ai e trashëgoi nga Isa Mustafa, i cili sot zyrtarisht i ka dorëzuar detyrën shefit të qeverisë, me urimet për përmbushjen e premtimeve që ka dhënë më herët, integrimin e vendit dhe liberalizimin e vizave.
Pritja e Haradinajt në Kryeministri është bërë me ceremoni shtetërore, ku Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës është rreshtuar dhe ka intonuar himnin e Kosovës, për nderë të dorëzim-pranimit të detyrës së kryeministrit.
Ndërkaq, zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me rastin e konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës ka kërkuar që institucionet të vazhdojë të ecë përpara në rrugën e saj evropiane.
“Kosova përballet me sfida të vështira, duke përfshirë korrupsionin dhe sundimin e dobët të ligjit, papunësi të lartë dhe performancë të dobët në sistemin arsimor. Këto janë pengesa serioze për zhvillimin e ekonomisë, për të tërhequr investime të qëndrueshme dhe për të krijuar mundësi punësimi”, kështu thuhet në një deklaratë nga Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë me rastin e konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës.
Aty thuhet po ashtu se BE-ja dëshiron që Kosova të ketë sukses, dhe u bënë thirrje politikanëve të fokusohen në këto çështje të përditshme me rëndësi për njerëzit.
BE-ja, siç e ka cituar REL, kërkon nga Qeveria e sapoformuar të fillojë menjëherë të punojë për forcimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave të nevojshme, veçanërisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e ekonomisë, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Agjendën e Reformave Evropiane, dhe marrëveshjeve tjera përkatëse mes BE-së e Kosovës.
“Është shumë e rëndësishme që udhëheqësit politikë t’i marrin seriozisht këto sfida dhe të veprojnë në mënyrë efektive në interesin më të mirë të popullit të Kosovës. Ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë parësore për forcimin e sundimit të ligjit, përmes një reforme të sistemit gjyqësor në përputhje me standardet më të mira evropiane”, thuhet në deklaratë.
Me tej në deklaratë thuhet se është thelbësore që Kosova të punojë për kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave duke ecur përpara në Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe duke ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
BE-ja pret që Qeveria e re të luajë një rol aktiv dhe konstruktiv në rajon dhe të punojë së bashku me Beogradin për të siguruar që një hap para është bërë në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshjet e arritura në këtë kontekst duhet të zbatohen plotësisht.
“Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ecë përpara në rrugën e saj evropiane. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Politikëbërësit e Kosovës duhet të tregojnë udhëheqje të përgjegjshme dhe të përmbushin pritjet e qytetarëve”, thuhet mes tjerash në e deklaratë nga Zyrës së BE-së në Kosovë.
Haradinaj takimin e parë në postin e kryeministrit e realizon me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Ky i fundit nëpërmjet një komunikate për media i ka dhënë mbështetje qeverisë dhe Kuvendit të ri, duke ia rikujtuar se qytetarët e Kosovës presin një qeveri me duar të pastra.
Kryeministri i ri të Kosovës e kanë uruar edhe liderë nga rajoni, por edhe të huaj. Mbledhjen e parë të qeverisë, Ramush Haradinaj e ka caktuar për sot në ora 18:00.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









