Kosova
Haradinaj: Liberalizimi i vizave, para Vitit të Ri!
Kryeministri i Kosovës nuk e ka ndërruar qëndrimin e tij për Mogherinin. Në një konferencë për media ka thënë se përfaqësuesja për Politikë të Jashtme të BE-së e ka devijuar dhe çrregulluar procesin e dialogut’.
Ndërkaq, në mbledhjen e Qeverisë u bë e ditur se ekzekutivi i ka dërguar grupit negociator dhe presidentit Hashim Thaçi draft-marrëveshjen përfundimtare për dialogun me Serbinë. Avni Arifi, pjesë e ekipit negociator, ka paraqitur para kabinetit objektivat e kësaj draft-marrëveshjeje. Sipas Arifajt, paragrafi i parë i saj parasheh njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve, shkruan albinfo.ch
Ai ka thënë se edhe temat e tjera, sikurse janë personat e pagjetur, viktimat e dhunës seksuale, telekomunikimi, energjetika, dëmet e shkaktuara gjatë luftës nga shteti i Serbisë, do të jenë tema të diskutimit në këtë dialog. Kryeministri është zotuar se kosovarët do të mund të lëvizin pa viza para fundit të këtij viti.
“Ne tani kemi dy kërkesa për BE-në: e kemi normalizimi i dialogut dhe liberalizimi i vizave, këto dyja janë në proces, kjo nuk ndërlidhet me taksën, kjo është e ndarë. Besoj se do ta marrim liberalizimin, jo shumë larg, para Viti të Ri, por kjo nuk ndërlidhet me taksën”, tha Haradinaj,
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









