Kosova
Haradinaj: Të formohet qeveria, t’i shohim ata që kanë kritikuar
Haradinaj tha se është më mirë për Kosovën që të krijohet Qeveria e re
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai është pro krijimit të Qeverisë Kurti. Sipas tij, më mirë është të krijohet Qeveria e re, sesa të shkohet në zgjedhje.
Në një konferencë për media, Haradinaj tha se është më mirë për Kosovën të krijohet Qeveria e re, që të vërtetohet se sa janë të mirë në punë ata që kanë kritikuar, duke aluduar kështu për zyrtarët e Vetëvendosjes.
“Unë mendoj që është më mirë për Kosovën që me u formu institucionet e reja, me u formu Qeveria e re. Le të vertëtohet sa janë të mirë në punë, është lehtë prej pozicionit kundër, t’i shohim njëherë nga pozicioni për, pra nga përgjegjësia ata që kanë kritikuar”, ka thënë Haradinaj para gazetarëve.
Haradinaj tregoi edhe se a do ta mbështetë koalicionin LDK-VV, ku tha se është mirë të fillojë punën qeveria e re.
“Nëse Kosova ka vështirësi të caktuar, ne duhet me shqyrtua rolin tonë. Po ashtu nuk e kemi qëndrimin që me i hy në hatër Albin Kurtit, por duhet të jemi të zot të bëjmë një kalkulim se çka është në rregull me bë për Kosovën. Unë mendoj që më mirë për Kosovën është me u nisë qeveria e re dhe t’i shohim ata që kanë kritiku”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












