Kosova
Haradinaj: Kosova i ka përmbushur kriteret e BE-së për heqjen vizave
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me ambasadoren e Holandës, Gerrie Willems, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e BE-së për heqjen e regjimit të vizave. Tutje, ka thënë se Kosova pret mbështetjen e Holandës në këtë proces dhe ka kërkuar takim me ministren holandeze, Kajsa Ollongren.
“Prita sot në takim ambasadoren e Holandes, Gerrie Willems, me të cilen diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend, me fokus hapjen e dialogut bilateral ndërmjet dy shteteve për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Në vazhdën e takimeve me Ministrat e Brendshëm të shteteve anëtare të BE-së, përmes ambasadores Willems përcolla kërkesën time për takim zyrtar me ministren holandeze, Kajsa Ollongren”, ka shkruar Haradinaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












