CH-Ballkani
Haradinaj: Kam kërkuar vizë amerikane, po pres përgjigje
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ka marrë ftesë për pjesëmarrje në Lutjet e Mëngjesit, por nuk ka marrë përgjigje nga Ambasada amerikane në Prishtinë
Derisa në opinionin kosovar po vazhdon debati rreth “bllokimit” të Ramush Haradinajt nga SHBA-të, duke ia refuzuar vizën amerikane, vetë kryeministri kosovar thotë se ka bërë kërkese, por nuk ka marrë përgjigje nëse do t’ia lëshojnë apo jo vizën. Haradinaj tha se ka marrë ftesë për pjesëmarrje në Lutjet e Mëngjesit, por nuk ka marrë përgjigje nga Ambasada në Prishtinë.
Pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ai ka thënë se pret të marrë përgjigjen për të shkuar në vizitë në SHBA.
“Zyra ime ka aplikuar për vizë. Janë disa ngjarje rresht që kam qejf për të shkuar. Nuk kam marrë përgjigje. Është një ftesë dhe për lutjen e mëngjesit. Kur të ma japin, shkoj”, tha Haradinaj, i cili tha se me Shpend Ahmetin ka biseduar për ligjin për Prishtinën, Pallatin e Rinisë, gjendjen aktuale në arsim.
“E kemi në fokusim testin PISA, për të bërit biznes. 10-vjetorin e pavarësisë. Veçanërisht folëm për unazën e Prishtinës. Kemi një opsion si me ec përpara. Kemi rënë dakord që takimin e ardhshëm ta bëjmë dy qeveritë, ajo e komunës dhe ne. Asnjë pengesë s’do ta ketë qeveria që me qenë në shërbim të komunës dhe me i përkrah këto tema”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa, Shpend Ahmeti tha se kjo është hera e parë që një kryeministër viziton komunën e Prishtinës, citon RTK.
“Diskutuam dhe për disa projekte madhore, unaza e qytetit të Prishtinës. U dakorduam të shohim mundësinë e financimin e këtij projekti. Të punojmë rreth realizimin e një projekti të përbashkët për sallën koncertale në komunën e Prishtinën. Mundësitë e bashkëpunimit janë të shumta”, ka thënë Ahmeti.
Ndryshe, mosdhënia e vizës nga Ambasada amerikane në Prishtinë po shihet si ndëshkim që SHBA-të i kanë vënë Ramush Haradinaj, pasi ai po mbështetë idenë e 43 deputetëve kosovarë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. SHBA dhe katër shtetet tjera që përbëjnë QUINT-in, janë kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












