Kosova

Haradinaj do të flasë me Veselin për dorëheqjen e Abelard Tahirit

Dy ditët e fundit është shkruar në media se Ministri i Drejtësisë, Ableard Tahiri, ka dërguar letër dorëheqjen nga posti i tij.
Vetë Tahiri ende nuk ka dalë me një qëndrim të saktë.

Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Tahiri ka ende postin e tij të ministrit, edhe pse ky i fundit nuk ishte prezent në mbledhjen e qeverisë.

“Abelardi është ende ministër, ende nuk është definitive dorëheqja e tij, dje kam pasur konsulta me Veselin do ta kem edhe një sot”, tha Haradinaj.