Lajme
Haradinaj: Do ta ndryshoj qasjen e Kosovës ndaj Diasporës
“Qeveritë e kaluara s’ju kanë trajtuar si duhet. Kjo qasje do të ndryshojë menjëherë ndaj diasporës”, thotë Ramush Haradinaj, i nominuar për kryeministër nga radhët e AAK-PDK-Nisma, në mesazhin drejtuar bashkatdhetarëve
Fushata zgjedhore në Kosovë i ka shtyrë liderët politikë, kryesisht ata që janë të nominuar për udhëheqjen e qeverisë së ardhshme, që të orientohen kah diaspora. Pas Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje është Ramush Haradinaj, i nomunuari nga AAK-PDK-Nisma, që kërkon mbështetjen e bashkatdhetarëve në këto zgjedhje.
I nominuari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes Facebook-ut i është adresuar qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Ai thotë se roli i diasporës për vite me radhë është vlera e Kombit.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës që jetoni kudo në botë! Të dashur qytetarë që tashmë jeni gjermanë, zviceranë, austriakë, skandinavë, amerikanë, australianë por kurrë s’e keni harruar vendlindjen, familjen, miqtë e të afërmit. Është e pamundshme të tregohen krejt sakrificat tuaja për të arritur aty ku sot jeni. Kam qenë vet pjesë e këtyre përpjekjeve, edhe në vitet 90, edhe në vitet e qëndrimit në Hagë edhe në muajt e ndalimit në Francë. Dhe në krejt këto faza sa të vështira aq edhe lavdishme të historisë sonë ishit dhe jeni Ju, Diasporë e nderuar, ata që kurrë s’e harruat atdheun”, shkruan Haradinaj.
Atdheu, Qeveritë e kaluara, sipas tij, “s’ju kanë trajtuar si duhet”. Kjo qasje, siç thotë ai, do të ndryshojë menjëherë.
“Diaspora shqiptare e Kosovës është vlera e kombit. Është arritja e kombit. Është krenaria e kombit. Gjatë qëndrimit tim në Francë kam parë dhe përjetuar shqiptarët evropianë, shqiptarët amerikanë, shqiptarët kanadezë, me qindra e mija, shqiptarë të cilët janë kudo me rrëfime suksesi e punë që lënë mbresë. Dhe të gjithë ju keni patur vetëm një brengë: si ta bëjmë edhe Kosovën, atdheun tonë, si ju! Të suksesshme dhe evropiane! Ua kam thënë sa herë: Do ta bëjmë Kosovën si ju! Së bashku! Për këtë Zotohem”, shkruan Ramush Haradinaj në mesazhin e tij drejtuar bashkatdhetarëve.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










