Lajme
Hapet Shkolla Shqipe në Schattdorf të Kantonit të Urit
Hapet edhe Shkolla Shqipe në Shattdorf, të Kantonit të Urit. Kjo është shkolla e 47-të me radhë, e cila iu bën thirrje prindërve shqiptarë të kësaj pjese të Zvicrës që t`i orientojnë fëmijët e tyre drejt shkollës shqipe
“Vazhdojnë sukseset e Shkollës Shqipe në Zvicër. Tani, rrugëtimi ynë ndalet te Shkolla Shqipe në Schattdorf, të Kantonit të Urit, e cila, i bashkëngjitet shkollave në mësimin në gjuhën amtare – në gjuhën shqipe.
Thirrja jonë “Bashkohuni me ne! – Shqip të mësojmë!”, do të na shoqërojë edhe në javët në vazhdim. A ka gëzim më të madh se kur fëmijët shqiptarë bëhen bashkë dhe e mësojnë gjuhën e nënës.
Në ditët në vazhdim numri i fëmijëve që do të vijojnë mësimin në gjuhën shqipe do të jetë më i madh sepse interesimi i prindërve është për t`u përshëndetur. Në këtë pikë shkollore me fëmijët shqiptarë punon mësuesja e gjuhës dhe letërsisë Arbëresha Ziberi”, thuhet në një njoftim nga Shkolla Shqipe në Zvicër..
“Të nderuar prindër kjo thirrje është njerëzore dhe kombëtare. Shpresojmë dhe besojmë që do të bëni çmos që fëmijëve tuaj t`ua ruani gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare”, u drejtohet bashkatdhetarëve, Shkolla Shqipe në Zvicër.
Adresa kontaktuese për të gjithë prindërit të cilët dëshirojnë t`i regjistrojnë fëmijët e tyre është: Dr. Vaxhid Sejdiu, Tel. 076 321 26 94
E-Mail: [email protected]
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













