Lajme
Hapet rruga për bizneset kosovare në Austri
Kabllot “Made in Kosova” po eksportohen me sukses në Austri
Bëhet e ditur se kabllot “Made in Kosova” po eksportohen me sukses, dhe e ardhmja duket shumë premtuese, përcjell albinfo.at.
Blerësit janë kompani austriake me pronarë shqiptarë që janë anëtarë të Rrjetit, dhe të cilët janë shprehur shumë të kënaqur me cilësinë e produktit dhe me bashkëpunimin në tërësi.
“Kabllot janë cilësore dhe kemi kërkesë të madhe për to, besojmë që këtë vit do t’i shumëfishojmë blerjet e deritanishme”, ka thënë njëri nga blerësit, z. Naim Rugova, nga “RR Electro Engineering GmbH” në Vjenë, shkruan rrjeti.at.
Ndërsa Sami Dida nga kompania “Proton Cable” tha që janë të gatshëm dhe kanë kapacitet të mjaftueshëm për tregun austriak. Deri tash janë disa blerës, mirëpo së fundi janë në bisedime edhe për bashkëpunime të tjera, disa prej të cilat janë bërë të mundura nga takimet dhe eventet B2B të organizuara nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri.
Kjo është vetëm njëra prej storieve të suksesit e evidentuar së fundi, mirëpo ka qindra–mijëra storie të ngjashme që vijnë si rezultat i B2B-ve dhe konferencave ekonomike të organizuara në vazhdimësi nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













