Shkurt.ch
Hapet rruga për bashkimin e “dy Bazelëve”
Për iniciativat përkatëse janë mbledhur 3621 nënshkrime në Basel-Stadt dhe 4171 në Basel-Landschaft. Minimumi i nevojshëm në Basel-Stadt është 3000 ndërsa në Basel-Landschaft, 1500 nënshkrime.
Është bërë hapi i parë i bashkimit të gjysmëkantoneve Basel-Stadt (Qyteti Bazel) dhe Basel-Landschaft (Regjioni i Bazelit) në një kanton të vetëm. Dy iniciativat për fuzionim “ein Basel” (Një Bazel) kanë plotësuar kriteret për t`u nxjerrë në votim në të dy entitetet me qëllim krijimin e një kantoni të plotë, të përbashkët.
Për iniciativat përkatëse janë mbledhur 3621 nënshkrime në Basel-Stadt dhe 4171 në Basel-Landschaft. Me këtë është tejkaluar shumë minimumi i nevojshëm për organizimin e votimit, i cili në Basel-Stadt është 3000 ndërsa në Basel-Landschaft, 1500 nënshkrime.
Një iniciativë e tillë, e provuar 43 vjet më parë, pati dështuar.
Rezultatet e mbledhjes së nënshkrimeve i kanë prezantuar iniciuesit nëe Binningen, në afërsi të kufirit në mes të dy gjysmëkantoneve. Pastaj ata kanë shkuar në kryeqytetet përkatëse, në Bazel dhe në Liestal për t`ua dorëzuar institucioneve përgjegjëse.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












