Kosovë
Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit ‘Kosova 2022’

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Kosova 2022” u hap sot në Prishtinë, njofton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se në hapje të panairit marrin pjesë ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, presidenti i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, kryetari i Organizatës turistike të Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, drejtori i Agjencisë Kombëtare për Promovim të Turizmit në Maqedoninë e Veriut, Ljupço Janevski, si dhe ambasadorët e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Ky panair theks të veçantë ka promovimin e turizmit të Kosovës si dhe të krijojë lidhje më të forta bashkëpunimi me subjekte të ndryshme të turizmit në rajon dhe pjesën tjetër të botës.
Në ditën e parë të panairit do të nënshkruhet memorandumi për bashkëpunim mes Unionit të Turizmit të Kosovës (UTK) dhe Agjencisë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Po ashtu, do të prezantohen të arriturat e UTK dhe publikimi i Aplikacionit të Turizmit “Think Kosova”, prezantimi i Komunës së Ulqinit për oferta turistike Ulqini 2022 dhe të tjera.
Panairi organizohet nga Unioni i Turizmit të Kosovës në partneritet institucional, ndërkombëtar si dhe në bashkëpunim me Unionin Turistik Shqiptar, si dhe me shtete të ndryshme, si Shqipërinë, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Malin e Zi, Bullgarinë, Turqinë, Greqinë dhe Agjencinë Kombëtare të Turizmit.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti