CH-Ballkani
Hapet në Prishtinë “Promenadë mërgimtare 2017”
Në kuadër të këtij aktiviteti janë promovuar edhe disa vepra letrare, si: “Në ëndrra digjet nata”, e autorit Hasan Qyqalla, “Kthimi”, i autores Majlinda Nana Rama etj.
Me moton “Ti je pjesë e atdheut”, të premten në Prishtinë u mbajt festivali poetiko-letrar “Promenadë mërgimtare 2017”.
Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, tha me këtë rast se ky aktivitet është vazhdimësi e përpjekjeve për ta mbajtur gjallë frymën, atdhedashurinë dhe letërsinë shqipe edhe në mërgatë.
“Përmes aktivitetit artistik letrar, ju ndihmoni në mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe, promovimin e identitetit tonë kombëtar, shpërfaqjen e vlerave tona edhe në raport me vendet ku jetoni”, tha Murati në hapje të këtë aktiviteti kulturor.
Festivalin e poezisë e hapi shkrimtari Hasan Qyqalla, kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, i cili, ndër të tjera, tha se niveli i kulturës së një kombi matet me dy komponentë: e para konsumimi, leximi i krijimeve letrare artistike dhe promovimi i vlerave artistike.
Në kuadër të këtij aktiviteti janë promovuar edhe disa vepra letrare, si: “Në ëndrra digjet nata”, e autorit Hasan Qyqalla, “Kthimi”, i autores Majlinda Nana Rama etj. Po ashtu, u promovua edhe revista “Mirdita”, e shoqërisë kulturore-artistike “Mirdita”.
Festivali poetiko-letrar “Promenadë mërgimtare është mbështetur nga Ministria e Diasporës dhe i njëjti u organizua në kuadër të takimeve tradicionale të krijuesve nga mërgata.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










