Lajme
Hapet ekspozita “Lufta e Kosovës në shtypin britanik 1998-1999”
Me rastin e shënimit të 75-vjetorit të themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, sot është hapur ekspozita “Lufta e Kosovës në shtypin britanik në vitin1998-1999", i cili është përgatitur nga The Centre for Albanian Studies, nën përkujdesjen e Noel Malcolm.

Kuratorja Shqipe Canolli tha se kjo ekspozitë përbëhet nga 15 artikuj që kanë të bëjnë me raportimin e mediave britanike për luftën në Kosovë.
Canolli: Në këtë ekspozitë paraqiten rrëfime individuale për vuajtjet gjatë luftës në Kosovë.
“Në këtë ekspozitë, këta artikuj paraqesin shumë rrëfime individuale të njerëzve të ndryshëm të fëmijëve, të moshave të ndryshme, fëmijëve më të rritur, për luftën, për vuajtjen, për ndjenjat e tyre, dëbimin nga shtëpitë e tyre. Këta artikuj janë të përzgjedhur në mesin e mijëra artikujve të shtypit britanik, të cilat si projekt i ka zhvilluar historiani i mirënjohur, Neol Malcolm, në bashkëpunim me Bejtullah Destanin, i cili është organizatori i studimeve shqiptare në Londër”, tha Canolli.
Ajo tha se një ndër karakteristikat e kësaj ekspozite është paraqitja e eksodit shqiptar dhe gjenocidit serb gjatë periudhës së viteve 98-99.
Ndryshe, me rastin e shënimit të 75-vjetorit të themelimit, Biblioteka Kombëtare do t’ua shpërndajë të gjitha bibliotekave publike nga një kopje digjitale të projektit “Lufta e Kosovës në shtypin britanik 1998-1999″, i cili është përgatitur nga The Centre for Albanian Studies, nën përkujdesjen e Noel Malcolm, derisa është mbështetur edhe nga Qeveria e Kosovës, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ka rrahur rëndë një person: Kosovari dëbohet për pesë vjet nga Zvicra Gjykata Kantonale ka lënë në fuqi vendimin e fajësisë dhe dënimin me tre vjet burg por...
-
Për një ditë, 13 kosovarë nga Kantoni Valis morën pasaporten zvicerane
-
Historike: Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali
-
Mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard
-
Portret profesional në Linkedin dhe CV – fotosesion me Rromir Imamin
Jeta në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta Vjena po shton presionin mbi tregun e qirave afatshkurtra, duke vënë në shënjestër platforma si Airbnb...
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak?
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?