Lajme
Hapësira të pashfrytëzuara për bashkëpunimin Kosovë-Mal i Zi
Kosova, Mali i Zi dhe shtetet e tjera në rajon, mund ta rrisin interesimin e investitorëve të huaj vetëm me bashkëpunim
Kosova dhe Mali i Zi duhet të bashkëpunojnë për të ngritur shkëmbimet tregtare, për tu bërë atraktiv për investitorët e jashtëm. Këto komente u bënë të martën në Forumin Ekonomik Kosovë – Mali i Zi, i cili u organizua nga Odat Ekonomike të te dyja vendeve, si dhe në përkrahje të Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Kosovës, thuhet në një komunikatë për shtyp të lëshuar nga OEK.
Kosova, Mali i Zi dhe shtetet e tjera në rajon, mund ta rrisin interesimin e investitorëve të huaj vetëm me bashkëpunim, tha në forum zëvendëskryeministrja znj. Mimoza Kusari- Lila. “E rëndësishme është se kur të krijohen kushtet e barabarta midis shteteve fqinje atëherë mund të konkurrojmë bashkë më lehtë tek investitorët e huaj, jo si shtete të vogla, por si bashkësi e shteteve me potencial të madh”, theksoi Kusari-Lila.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), z. Safet Gërxhaliu tha se bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Malit të Zi duhet të jetë prioritet. “Vërtet në Kosovë, Mal të Zi dhe në përgjithësi në Ballkan bisedohet për integrimin politik, por anashkalohet integrimi ekonomik dhe besoj që nuk mund të ketë integrim politik pa përshpejtim të proceseve ekonomike dhe çelësi i suksesit është bashkëpunimi ekonomik”, theksoi Gërxhaliu.
Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Malit të Zi, Velimir Mijushkoviq, kërkoi intervenimin e politikës për evitimin e barrierave të cilat po e vështirësojnë punën e biznesit. “Një ndër barrierat janë sigurimet kufitare, pagesa e taksave gjatë transportit të mallrave në të dy anët. Jam i sigurt se në kuadër të bisedave mes dy kryeministrave që do të mbahen, edhe këto probleme do të shqyrtohen dhe do të zgjidhen”, u shpreh Mijushoviq.
Ai kërkoi që turistët nga Kosova përveç Ulqinit, të vizitojnë edhe vendverimet e tjera malazeze. Por, në këtë aspekt ai i kritikoi drejtorët e rivierave të tjera, të cilët me gjithë që ishin ftuar, nuk kanë ardhur në Prishtinë për tu promovuar, përfundon komunikata..
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












