Shkurt.ch
Hammarberg: Zvicra të bëjë më shumë kundër racizmit
Por, komisari evropian ka thënë se Zvicra gjatë viteve të fundit ka bërë hapa pozitivë në respektimin e të drejtave të njeriut
Zvicra duhet të bëjë më shumë kundër diskriminimit dhe racizmit, ka kërkuar komisari Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, Thomas Hammarberg.
Komisari në fjalë nga Suedia ka qëndruar për vizitë në Zvicër dhe gjatë katër ditëve të qëndrimit ka marrë një përshtypje të tillë për realitetin e këtushëm. Sipas tij, tendencat ksenofobike janë duke marrë përmasa shqetësuese.
Disa nga shembujt që Hammarberg ka marrë për këto vërejtje janë iniciativat si ajo për ndalimin e ndërtimit të minareve dhe tjetra, për dëbimin e të huajve kriminelë. Por, njëkohësisht me vërejtjet, komisari evropian ka thënë se Zvicra gjatë viteve të fundit ka bërë hapa pozitivë në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut.
Zvicra, ashtu si dhe anëtarët tjerë të Këshillit të Evropës i nënshtrohet mbikëqyrjes dhe vlerësimit të rregullt nga kjo organizatë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











