CH-Ballkani
Hahn: Serbia nuk e ka vetëm çështjen e Kosovës të rëndësishme për të hyrë në BE
Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn ka bërë të ditur se Kosova nuk është çështja e vetme e cila duhet të rregullohet që Serbia të hyjë në Bashkimin Europian.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, u ka thënë autoriteteve të Serbisë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën nuk është çështja e vetme për përparimin e Serbisë në rrugën e integrimit në BE.
Komisioneri Hahn, ka folur pas takimit që kishte me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.
Ai ka thënë se normalizimi i mardhënieve me Kosovën nuk është e vetmja çështje e rëndësishme.
“Është e qartë se kjo është një çështje aktuale, por nuk është vetëm ajo e rëndësishme për përparimin e Serbisë në rrugën e euro-integrimit. Ka edhe elemente të tjera që janë të rëndësishme. Sundimi i ligjit ëshë në zemër të negociatave me BE-në”, tha Hahn.
Sipas tij “sundimi i ligjit është faktor, i cili përcakton shpejtësinë e procesit të anëtarësimit në BE, por gjithashtu është e rëndësishme që Serbia të jetë më tërheqëse për investitorët e huaj. Cilësia e gjyqësorit siguron besim shtesë dhe mendoj se është në interes të qytetarëve”.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












