Kosova
Hagë: Anulohen telefonatat dhe vizitat në Qendrën e Paraburgimit
Gjatë kësaj fundjave, Qendra e Paraburgimit në Scheveningen të Hagës, ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka ndaluar telefonatat dhe komunikimet përmes video-lidhjes mes të paraburgosurve dhe familjarëve.
Sipas raportimeve nga Klan Kosova, ky medium ka mësuar nga disa familjarë që kanë pasur të planifikuar kontaktin përmes video-lidhjes, se kjo nuk është realizuar sipas planit, pa u dhënë asnjë arsye paraprakisht, apo njoftim i mëvonshëm për moslejimin e kontaktimit, teksa përveç video-lidhjes e telefonatave, janë anuluar edhe vizitat, siç ka konfirmuar vëllai i ish-presidentit, Blerim Thaçi.
“Sot, deri sa ishim nisur për të shkuar në Hagë dhe i kishim bërë të gjitha rezervimet e nevojshme atje, pasi që nesër kishim vizitë të konfirmuar te vëllai ynë, na ka ardhur një njoftim që na është anuluar vizita, pa na e dhënë asnjë arsye, asnjë sqarim. I njëjti njoftim u kishte shkuar edhe vizitorëve të tjerë. Për ne si familje, kjo sjellje është vërtet e papranueshme. Jo vetëm që po i mbajnë të paraburgosur jashtë çdo praktike juridike, duke ua shkelur edhe të drejtat njerëzore, por tash po na penalizojnë edhe neve, familjarëve të tyre, duke mos na lejuar as që t’i vizitojmë e takojmë familjarët tonë. Përpos që po i mbajnë padrejtësisht në burg që tri vjet, tash po mundohen t’i izolojnë edhe më shumë, duke mos iu lejuar as vizitorë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi’’, ka thënë ai.
Ndërkaq, kufizime të tilla kishte pasur vetëm gjatë vitit të parë të qëndrimit në paraburgim për krerët e UÇK-së, si pjesë e masave të marra gjatë kohës së pandemisë.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç










