Futboll
Hadërgjonaj i gatshëm të japë maksimumin për Kosovën
Mbrojtësi i Huddersfieldit tutje ka treguar se nesër do të analizojnë në detaje Çekinë për t’ia zbuluar pikat e dobëta

Florent Hadërgjonajt nuk i intereson se në cilën pozitë do të luajë në ndeshjen kundër Çekisë pasi e rëndësishme për të është vetëm që të jep kontributin e tij për Kombëtaren e Kosovës
Në dy stërvitjet e fundit të Kosovës, Florent Hadërgjonaj është provuar që të luajë si mbrojtës i majtë nga Bernard Challandes dhe të shtunën ai me gjasë do të luajë në këtë pozitë, edhe pse pozita natyrale e tij është e mbrojtësit të djathtë, shkruan Reporteri.net
“Unë disa ndeshje i kam luajtur edhe në anën e majtë në Angli. Gjithsesi, preferoj pozicionin tim por për Kosovën nuk refuzoj asgjë. Do të jetë trajneri që vendos” ka thënë Hadërgjonaj në konferencën e fundit për shtyp.
Mbrojtësi i Huddersfieldit tutje ka treguar se nesër do të analizojnë në detaje Çekinë për t’ia zbuluar pikat e dobëta.
“Nesër do t’i bëjmë analizat dhe të shohim ku e kanë forcën më të madhe kundërshtari në mënyrë që aty t’i kundërvihemi,” përfundoi Hadërgjonaj percjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme Për të adresuar një boshllëk në rritje në disponueshmërinë e parave të gatshme në të gjithë...
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave