Futboll
Hadërgjonaj do të luajë për Kosovën ndaj Malit të Zi e Bullgarisë
Federata e Futbollit të Kosovës pasi mori lajmin e mirë se futbollisti i spikatur, Florent Hadërgjonaj, që luan me Huddersfield Town në Premier Leauge ka zgjedhur Kosovën para Zvicrës, ka dhënë edhe një njoftim të rëndësishëm, transmeton albinfo.ch.
FFK-ja njofton mbrojtësi 24-vjeçar do të jetë i gatshëm menjëherë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese që Kosova zhvillon me Malin e Zi m dhe Bullgarinë më 7 dhe 10 qershor.
“Lojtari është në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes dhe pa dyshim do të jetë një armë shumë e fortë në repartin e mbrojtjes për ndeshjet e ardhshme të ciklit kualifikues për Euro 2020″, njofton FFK-ja.
Florent Hadërgjonaj në këtë edicion të Ligës Premiere ka luajtur në 24 ndeshje me Huddersfieldin, 19 prej të cilave ka qenë titullar, derisa në fushën e gjelbër i ka kaluar 1840 minuta.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










