Gül: Zvicra, shembull për Turqinë
Gül ka lavdëruar edhe rolin konstruktiv të shtetit zviceran për dialogun në mes të Turqisë dhe Armenisë
Në fjalimin e mbajtur dje në Parlamentin Nacional, të Zvicrës, presidenti turk Abdullah Gül ka lavdëruar vendin mikpritës si një vend shembull për Turqinë. Ai me këtë rast, siç raporton gazeta “20 Minuten” ka prekur pikat që lidhin historinë e dy vendeve nga periudha e themelimit të shtetit modern turk.
Në Lozanë, në vitin 1923 ishte vënë baza juridike për themelimin e Republikës Turke që do ta trashëgonte perandorinë otomane. Ndërkaq Gül ka lavdëruar edhe rolin konstruktiv që po luan shteti zviceran për nxitjen e dialogut në mes të Turqisë dhe Armenisë. Po ashtu Zvicra shërben si shembull për fuqinë e shtetit juridik dhe për forcimin e pozitës së gruas, ka thënë Gül më tutje.
Presidenti turk është ndalur më shumë në potencialin për thellimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të dy vendeve. Pasditen e sotme Gül viziton Cyrihun ku pritet të takohet me një delegacion prej 20 ekonomistësh dhe afaristësh zviceranë për të biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy shteteve.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










