Kosova
Gryka e Rugovës bëhet me urën më të veçantë në Ballkan
Grykës së Rugovës i është shtuar një nga urat më të veçanta në Ballkan.
Nga sot vizitorët do të kenë edhe një arsye më shumë për t’i parë atraksionet në këto vende.
“Ura Tibetiane” e cila është e gjatë 41 metra është e vendosur në lartësi prej 60 metrash.
Në inaugurimin e kësaj ure mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Pejës, Xhenet Syka.
Ajo e konsideroi këtë urë inovacion të jashtëzakoshëm.
“Jeni dëshmitarë në promovimin e një inovacioni të jashtëzakonshëm, i cili sipas normave dhe strukturës është produkti më unik në Pejë dhe rajon quhet ‘Ura Tibetiane’, ku duhet të kalohen 80 shkallë për t’u hapur pista dhe vendkalimi për Via Ferratën më të re, e cila gjithashtu promovohet sot është Via Ferrata ‘Marimangat’”.
“Kjo e begaton pakon e integruar të turizmit aventurier dhe e rrit potencialin turistik në komunën tonë”, përcjell albinfo.ch.
Ky produkt i ri është projekt kapital i financuar nga Komuna Pejë, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit PPSE Program Swisscontact dhe implementohet nga shoqata Marimangat
Kosovës i duhet ndihma juaj për të zhvilluar turizmin! Ju faleminderit paraprakisht për pjesëmarrjen tuaj në anketë, linku në vijim: PYETESORI



albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














