Shkurt.ch
Grupi neonazist planifikon “pastrimin” me dhunë të Zvicrës nga të huajt
Pjesëtarët e grupit kanë shprehur fantazitë e tyre vrasëse kundër hebrenjve, zezakëve dhe myslimanëve. “Sapo të formohemi, ne do të përhapim terrorin në Zvicër. Në stilin NSU”
Në Zvicër, si jehonë e masakrës në Zelandën e Re, është krijuar një grup i ekstremistëve të djathtë që thuhet se po planifikon akte të dhunshme mbi të huajt. Siç shkruan gazeta “SonntagsBlick” në një artikull të zgjeruar sot, gazetarët e këtij mediumi kanë hyrë në mënyrë të fshehur në grupin e mbyllur në facebook, të përbërë nga neonazistë zviceranë, transmeton albinfo.ch. Sipas gazetës, grupi është krijuar pak ditë pas sulmit në Christchurch të Zelandës së Re.
Bërthamën e grupit e përbëjnë tre burra dhe një grua, të moshës 30 deri 46 vjeçare, nga Kantoni i Bernës dhe ai i Basellandit. Ata kanë komunikuar dhe janë organizuar përmes një chati të koduar.
Pjesëtarët e grupit kanë shprehur fantazitë e tyre vrasëse kundër hebrenjve, zezakëve dhe myslimanëve. “Sapo të formohemi, ne do të përhapim terrorin në Zvicër. Në stilin NSU”, thuhet në njërin nga komunikimet e tyre në chat. Kur jemi te NSU, këtu bëhet fjalë për grupin terrorist nacionalsocialist gjerman të udhëhequr nga Beate Zschäpe, i cili nga viti 2000 deri në viti 2007 ka vrarë 9 migrantë dhe 1 police.
“Ne e pastrojmë qytetin” dhe “pastrim etnik” kanë përmendur më tutje ata gjatë bisedave të tyre të mbyllura. “Ne do të çrrënjosim gjithçka. Pas 10 vitesh do të shikojmë mbrapa dhe do të themi se e kemi bërë mirë”.
Rreth njëzet persona, prej tyre zanatlinj, të papunë, absolventë universitetesh etj. komunikojnë duke shfryrë urrejtjen ndaj të huajve. “Për mua koha e bla-bla-bla-ve ka kaluar”, shkruan S. Ndërsa ajo çfarë ka menduar ai me këtë, do të konkretizohej javëve në vijim…
Komunikimi mes tyre mbante kodin “Die unbequemen 14”. Numri 14 këtu nënkupton sloganin neonazist të “14 fjalëve” që thotë: “Ne duhet ta sigurojmë ekzistencën e popullit tonë por edhe të ardhmen e fëmijëve tanë të bardhë”.
Si drejtues i grupit paraqitet themeluesi i tij, G.S., nga Bazeli, përcjell albinfo.ch. Ai pozon nëpër fotografi me pistoleta dhe me thika ndërsa në llërën e krahut ka të tetovuar një SS të dyfishtë, shenjën e formaciont të njohur hitlerian SS, që bart përgjegjësinë më të madhe për krimet e bëra nga Rajhu i tretë.
Në fillim të prillit ky grup qe marrë vesh për të bërë një kamp stërvitjesh. Më 13 prill janë takuar së paku pesë anëtarë të grupit në Basel, për t`i bartur planet e tyre të dhunës nga interneti në realitet. Por gazeta nuk e bën të qartë nëse ky grup gjendet nën vëzhgimin e autoriteteve të sigurisüë ose jo,
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












