Shkurt.ch
Grupi i çerdheve i refuzon fëmijët e pa vaksinuar në Zvicër
Grupi i çerdheve “Bubble Bees”, që është i pranishëm në pesë lokacione në Zvicër, tani do të pranojë vetëm fëmijët që janë vaksinuar për fruth dhe kollë, sipas “Sonntags Zeitung” dhe “20 Minutes”
Ky grup ka çerdhe në Cyrih, Lenzburg, Schaffhausen, Frauenfeld dhe St. Gallen.
Zvicra ka parë kohët e fundit një rritje të shpejtë të numrit të rasteve të fruthit. Midis fillimit të vitit dhe 6 majit 2019 ka pasur 166 raste të fruthit, pothuajse tetë herë më shumë në të njëjtën periudhë të vitit 2018. Shkalla e fruthit është rritur nga 2.5 në 19.5 raste për milion banorë, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), përcjell albinfo.ch.
Drejtori i grupit Nathalie Rehak tha se ata po merrnin gjithnjë e më shumë kërkesa për vende fëmijësh nga prindërit që janë kundër vaksinimit të fëmijëve të tyre, kështu që ata vendosën të sqarojnë rregullat dhe të kontrollojnë certifikatat e vaksinimit si pjesë e procesit të regjistrimit.
Sipas FOPH kjo praktikë është e ligjshme. Ndryshe nga shkollat dhe kopshtet publike, shumica e çerdheve janë private.
Ata nuk kanë asnjë detyrim për të marrë fëmijët dhe mund të vendosin të mos marrin fëmijë pa vaksinuar, pa ndonjë justifikim të mëtejshëm.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










