Lajme
Grupet më të prekura nga inflacioni në Zvicër
Një numër në rritje i njerëzve në Zvicër po ndjejnë efektet e rritjes së kostos së jetesës, pasi çmimet për shumë mallra vazhdojnë të rriten
Norma e inflacionit në Zvicër – 3.4 për qind – aktualisht është dukshëm më e ulët se kudo në Evropë, e cila ka inflacion mesatar prej 8.9 për qind në të gjitha vendet e eurozonës.
Arsyet për këtë përfshijnë një monedhë të fortë zvicerane (kur krahasohet me euron), si dhe më pak mbështetje në burimet ruse të energjisë. Të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë tregojnë se më pak se 1 për qind e energjisë elektrike të konsumuar në Zvicër vjen nga nafta dhe gazi natyror, ndërsa 58 për qind nga burimet e rinovueshme apo nga energjia bërthamore. “Për krahasim, në Bashkimin Evropian, mbi një e pesta e energjisë elektrike prodhohet me gaz natyror dhe mbi një të tetën me qymyr”, zbuluan analistët e bankave, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, edhe ky inflacion relativisht i ulët ka ndikuar në çmimet e artikujve dhe faturave të përditshme.
Shifrat nga Enti Federal i Statistikave tregojnë se në një hark kohor prej një viti, çmimi i karburantit është rritur me 76 për qind dhe ai i gazit me 56 për qind. Për më tepër, primet e sigurimit shëndetësor ka të ngjarë të rriten në vitin 2023, deri në 10 për qind më shumë, sipas parashikimeve, përcjell tutje albinfo.ch.
Megjithatë, “inflacioni i ndierë nga konsumatorët në Zvicër është shumë më i lartë se ai i treguar në shifrat zyrtare”, sipas një raporti të transmetuesit publik RTS. “Dhe nëse këto rritje nuk kanë prekur ende shumicën e njerëzve, është vetëm çështje kohe” kur do të preken.
Kush është më i prekshëm nga inflacioni?
Familjet me të ardhura të ulëta vuajnë më shumë.
Por një studim i fundit nga shërbimi i konsumatorit Comparis dhe Qendra Ekonomike KOF tregon se çiftet nën 65 vjeç pa fëmijë përfaqësojnë kategorinë për të cilën është ndjerë më shumë inflacioni, me çmimet më të larta të karburanteve që prekin veçanërisht shoferët. Nga ana tjetër, pensionistët beqarë – personat e moshës 65 vjeç e lart që jetojnë vetëm – “e ndjejnë më së paku koston e inflacionit në jetën e tyre të përditshme”, zbuloi studimi. Kjo mund të jetë për shkak se ata nuk duhet të udhëtojnë për në punë, kështu që ndikohen më pak nga rritja e çmimit të karburantit.
Për sa u përket rajoneve, Ticino e ndjen krizën më shumë se kanunet e tjera.
Arsyeja: “Është vendi ku dendësia e makinave individuale është më e larta”, raportoi studimi.
Ç’pritet më tej?
Përtej tendencave aktuale, është e vështirë të parashikohet me saktësi nëse më shumë familje dhe individë do të jenë në një pozitë të pasigurt financiare nëse situata aktuale përkeqësohet.
Shpresa është se nuk do të bëhet aq e tmerrshme sa ishte gjatë valës së parë të pandemisë së koronavirusit në pranverën e vitit 2020, kur mijëra njerëz dikur rrinin në radhë çdo të shtunë në Gjenevë për ushqim falas.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri














