Lajme
Gruevski: Shqipja të flitet aty ku ka shqiptarë
''Çfarë përfitimi do të kishin shqiptarët sikur të kishte dygjuhësi në Gjevgjeli, Strumicë, Shtip ku nuk jetojnë shqiptarët...Gjuha shqipe do të flitet aty ky ka shqiptarë'', thotë Gruevski
Derisa mandatarit për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë i kanë mbetur edhe 10 ditë për të paraqitur formulën e koalicionit të ri, kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski flet me fjalë pajtuese me shqitarët. Madje ai thotë se është politikan shumë me pragmatik dhe fleksibil se sa rival i tij, Zoran Zaev. Ai thotë se e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka punuar në vijimësi që të drejtat e shqiptarëve të ngriten në nivel Republikan.
Gruevski, për herë të parë pas 10 vjetësh pranon të flas për një medium të Kosovës. Ai për Express ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë më shqiptarët, por nuk pranon që dygjuhësia të shtrihet në gjithë vendin. Ai thotë se cfarë u dyuhet gjuha shqipe qytetarëve të Gjevegjelisë.
Urrjetjen më të madhe Gruevski e shfaq ndaj Fondacionit Soros, i cili, sipas tij, investon kundër VMRO DPMNE-së.
Gruevski thotë se ka marrëdhënie të mira më Ali Ahmetin, ndërsa e apostrofon si partner të koalicionit të ri.
”Marrëdhëniet e mia me Ahmetin janë kryesisht zyrtare. Të dy ne, si kryetarë të dy partive më të mëdha, kemi bashkëpunuar dhe dialoguar. Në fillim kishte shumë mosbesim, por me kalimin e viteve, gjendja u stabilizua. Kemi zgjidhur shumë gjëra bashkë dhe kemi krijuar vepra të rëndësishme për të gjithë qytetarët. Është fakt se gjatë mandatit tonë ne kemi hapur më shumë se 170,000 vende pune në Maqedoni dhe numri i të punësuarve që atë kohë ishte 560,000 tash është rritur në 730,000 të punësuar në nivel vendi”, thotë Gruevski.
Ai thotë se nuk ka vend në rajon dhe ndoshta as në Evropë, i cili u ka dhënë më shumë të drejta komuniteteve më të vogla etnike sesa Maqedonia.
”Ne respektojmë përdorimin e gjuhëve, ne konsiderojmë se Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe Kushtetuta duhet të respektohen dhe çdo ndryshim kushtetues mund të shkaktojë probleme. Në të gjitha komunat ku shqiptarët përbëjnë së paku 20 për qind, ekziston dygjuhësia. Kështu që kërkesa për implementimin e dygjuhësisë nuk është që shqiptarët të jenë të barabartë në numër ose shumicë në disa komuna, por nëse janë 20 për qind, dygjuhësia pranohet”, tha ai.
Çfarë përfitimi, sipas Gruevskit, do të kishin shqiptarët sikur të kishte dygjuhësi në Gjevgjeli, Dolqevo, Strumicë, Osilovo, Shtip dhe shumë qytete e komuna tjera ku nuk jetojnë shqiptarët ose numri i tyre është shumë i vogël?.
Sa i përket Zyrës së Prokurorisë Speciale, ai thoët se ekziston një marrëveshje e nënshkruar të cilën do ta respektojë në tërësi VMRO DPMNE.
Ndërkaq në pyetjen se a do të duhej që njëra prej tri pozitave shtetërore t’u takojë shqiptarëve, Gruevski nuk e pranon këtë, sikurse as nuk e mohon. Ai thotë se shqiptarët e kanë të drejtën të zgjidhen edhe president, nëse i kanë votat. Por thotë se nuk duhet të luhet me emocionet e njerëzve.
Ndërsa pezmin më të madhe mandatari për qeverinë e re e shpreh të organizatat joqeveritare, të cilat, sipas tij, po mbjellin vetëm terr në këtë shtet.
”Soros është një njeri biznesmen, i cili po ashtu ka ideologjinë e vet të lidhur me institutin shoqëria e hapur. Dhjetë për qind të parave në Evropë ai është duke i shpenzuar në vendin tonë, Maqedoni, nëse e shikojmë për kokë banori, mbase ne jemi vendi numër një në Evropë ku ai po i shpenzon paratë e tij. Ai ka 25 vite këtu [në Maqedoni], por këto vitet e fundit ai është më aktiv në financimin e institutit për shoqëri të hapur, i cili është ombrella e më shumë se 70 organizata joqeveritare në Maqedonia, të cilat janë 90 apo 100 për qind të financuara nga Soros. Kur VMRO është në qeveri, ushtria e Soros, mediat, organizatat joqeveritare dhe shoqëria civile janë kundër nesh, për gjithçka, prandaj nuk aktivitet apo hap të partisë tonë. Kur VMRO është në opozitë Soros është kundër nesh, pra pavarësisht a në qeveri apo opozitë, aktivistët e Soros, pavarësisht se në çfarë mënyre, qoftë në organizata joqeveritare, media apo institutit për shoqëri të hapur, ata gjithmonë janë kundër”, tha ai.
Gruevski flet edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës, për të cilën thotë se nuk ishte e lehtë. Ai thotë se vendimi ishte shumë i vështirë, për shkak të Serbisë e cila kishte lidhje tradicionale, edhe gjaku edhe feje me maqedonasit.
”Ishte e vështirë, ishte një kohë e vështirë duke pasur në mendje se shumica e qytetarëve maqedonas kanë marrëdhënie të mira me fqinjin tonë Serbinë, po ashtu duke ditur se e kemi ndarë vendin e njëjtë në të kaluarën, jetuam në të njëjtin vend dhe kishim marrëdhënie të ngushta mes qytetarëve të dy vendeve, po ashtu për shkak të ngjashmërive në gjuhë dhe se ne mund ta kuptojmë njëri-tjetrin shumë më lehtë. Po ashtu, kemi fenë e njëjtë dhe në atë periudhë kishim marrëdhënie të mira me Serbinë, asgjë keq nuk shkonte [mes nesh]. Duhej të bënim një zgjidhje. Ishte një hap i vështirë dhe shumë i rrezikshëm nga ana jonë për njohur Kosovën. Patëm bërë përgatitje të gjata dhe thella për këtë dhe në fund morëm vendimin. Serbët ishin të zemëruar dhe më vonë ata bënë disa hapa ndaj nesh sepse donin të na tregonin se ishin të zemëruar me neve. Madje edhe sot ne po shohim zemërim nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic”, thotë Gruevski.
Lideri i VMRO-s thotë se ka raporte të mira me shqiptarët e Koosvës, dhe para disa vishtesh ishte në Prishtinë. ”Mora pjesë në një ngjarje në Prishtinë para pesë apo gjashtë vite më parë, nuk jam tamam i sigurt. Hashim Thaci më vizitoi në disa raste para se të zgjidhej kryeministër dhe një herë pasi që u zgjodh kryeministër. Me kryeministrin e tanishëm, Isa Mustafan, u takova disa, në samite”, thotë Gruevski, sipas të cilit shumë shpejt do të nis autostrada drejt Prishtinës nga ana e Maqedonisë.
Ai po ashtu ka fjalë të mëdha për ish-liderin e PDSH-së, Arbër Xhaferin, për të cilin thotë se rrallë ka takuar politikan të llojit të tij.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











