Lajme
Gruevski e Zaev iu “përgjërohen” shqiptarëve
Nikolla Gruevski i VMRO-së dhe Zoran Zaev i LSDM-së, kanë përshpejtuar hapat që të marrin mbështetjen e shqiptarëve për koalicion qeverisës. Shqiptarët janë vendimtar për qeverisjen e re
Dy liderët e partive politike në Maqedoni, Nikolla Gruevski i VMRO DPMNE-së që fitoi 51 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë dhe Zoran Zaev i LSDM-së, që siguroi 49 ulëse, kanë përshpejtuar hapat që të marrin mbështetjen e shqiptarëve për koalicion qeverisës.
Edhe pse shqiptarët kanë humbur disa deputetë krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ata në këto zgjedhje, janë vendimtar për qeverinë e re.
I pari që ka mandatin për formimin e qeverisë së re është Gruevski, i cili tha se nuk duhet humbur kohe dhe sa më shpejt duhet të formohet qeveria për të vazhduar me reformat. Ai llogaritë në votat e sigurta të Ali Ahmetit (BDI-së), që e kishte partner qeverisës në dy zgjedhjet e kaluara.
“Ne gjithsesi do të nisim bisedime për koalicion, bisedime për formimin e qeverisë dhe përfundimisht të krijojmë kushte që kriza në Republikën e Maqedonisë të përfundoje, populli këtë gjë e pret prej nesh. Te hunda i ka ardhur kriza dhe te hunda i kanë ardhur të gjithë ato që e bënë këtë krizë”, deklaroi Gruevski, citon Flaka.
Përfundimisht, sipas tij, duhet që vendi të kthehet në rrugën e ekonomisë, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e pagave, pensioneve, të subvencioneve, bërjen e projekteve me të cilat do të zgjidhen problemet e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Fokusi, sipas tij, do të jetë hapja e vendeve të reja të punës dhe vazhdimi i përkrahjes për të gjitha kategoritë e qytetarëve, por edhe të ulet ndarja politike midis qytetarëve.
Derisa Gruevskit i ngutet për formimin e qeverisë së re, BDI duket se është pak më komode. Ajo po përgatit kushtet me të cilat kjo parti do të pranonte të bashkëqeverisje me ndonjërën parti maqedonase.
Ndër kushtet kryesore, pritet të jetë realizmi i Marrëveshjes së Ohrit në tërësi dhe brenda një kohe të shkurtër, zyrtarizimi i gjuhës shqipe në nivel republikan, kryetari i parlamentit ose kryeministri të jetë shqiptar, ministri i financave të jetë shqiptar, si dhe disa kërkesa të tjera që shihen si vendimtare për qeverisjen e ardhshme.
Në anën tjetër, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev bëri thirrje të gjitha partive që mos të bëjnë koalicion me Gruevski dhe të respektojnë dëshirën e shumicës, e cila sipas tij, votoi për ndryshime. Sipas Zaevit, shumica e qytetarëve votuan për jetë, kundër regjimit.
Ai paralajmëroi se LSDM do të dorëzojnë edhe ankesa në KSHZ. “Kemi komunikim me partitë e vogla shqiptare”, tha Zaev duke shtuar se në këto zgjedhje përveç se kanë fituar regjimin, ata e kanë bashkuar edhe Maqedoninë.
Ndryshe, sipas Kushtetutës së Maqedonisë, fituesi i zgjedhjeve e ka mandatin për herë të parë të provoj formimin e qeverisë. Nëse ai dështon i takon partisë së dytë.
VMRO në këtë zgjedhje i ka siguruar 51 ulëse në Kuvend, ndërsa LSDM 49. Kuvendi i Maqedonisë i ka 120 deputetë, prej tyre 100 janë nga partitë maqedonase dhe 20 janë nga ato shqiptare. Prej tyre BDI i ka 10 deputetë, Lëvizja me Besë 5, Aleanca për shqiptarë 3 dhe PDSH 2 deputetë. Por në këtë zgjedhje një numër të madhe votave nga shqiptarët i ka marrë ish-lideri opozitar, Zaev rreth 50 mijë sosh.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










