Lajme

Gruevski e Jankullovska falen për 16 vepra penale

Në listën e të amnistuarve nga presidenti Ivanov janë dy ish-kryeministra, kryetari i Kuvendit, tre ministra, liderë partish, prokurorë, drejtorë, kryetarë komunash si dhe dy shtetas të huaj

Presidenca e Maqedonisë ka publikuar listën e zyrtarëve të amnistuar nga presidenti Gjogje Ivanov, në të cilët figurojnë personat më të lartë të ish-qeverisë së kaluar dhe shumica përfaqësues të partisë në pushtet VMRO DPMNE. Në këtë listë janë dy ish-kryeministra, kryetari i Kuvendit, tre ministra, liderë të partive, prokurorë, drejtorë, kryetarë komunash, si dhe dy shtetas të huaj.

Rekordin për amnisti e mban ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski i cili është falur për 16 raste ku ai paraqitet si i dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Pas tij është ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska e cila është falur për 11 vepra penale, ish-drejtori i Sigurimit (DSK), Sasho Mijalkov për 6 vepra, ndërsa ish kryeministri dhe kreu aktual i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për 5 vepra penale.

Po ashtu ndjekja penale i është ndërprerë edhe shefit të kabinetit të Gruevskit, Martin Protugjer për 5 vepra penale, ndërsa në listë u gjetën edhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kirill Bozhinovski i cili është falur 4 herë, ndërsa kryeshefi i Drejtorisë së 5 në MPB, Goran Gruevski është falur për tre vepra, raporton AlsatM.

Në mesin e të përzgjedhurve të Ivanov janë edhe kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, anëtari aktual i KSHZ-së, Bedredin Ibraimi dhe ish zëvendësdrejtori i Drejtorisë për të ardhura publike (DAP) Ismet Guri.

Po ashtu në listën e të amnistuarve janë edhe kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, kryetarja e Këshillit të qytetit të Shkupit, Irena MIsheva, ish kryetari i Qendrës në Shkup,  Vlladimir Todoroviq, kryetari i komunës së Pustecit, Edmont Temellko, bashkëshorti i Radmila Shaqerinskës, Bozhidar Jankovski, drejtori aktual i burgut të Idrizovës, Zhivko Pejkovski…

Në listën e Ivanovit është edhe drejtori i “T Mobile” Zharko Llukovski si dhe Vlladisllav Stajkoviq, Kosta Krpaç dhe Kristian Panev që janë pronarë ose udhëheqës të mediave dhe që kanë qenë lëndë hetimi të Prokurorisë Speciale.

Në grupin e të falurve janë përmendur edhe prokuroret e Prokurorisë Speciale, Fatime Fetai, Lile Stefanova dhe Gavrill Bubevski.

Në listë gjendet edhe shtetasi Izraelit Haim Hakiani i cili ishte pjesë e bombave të LSDM-së në bisedën ku kontraktohej provizioni gjatë blerjes së pajisjes për përgjim. Ndërkaq edhe pse pritej nuk u amnistua ish ministri Lube Boshkovski, derisa janë falur ata që e arrestuan atë, për çka Prokuroria Speciale hapi lëndë me emrin “Tortura”. Pra janë falë torturuesit, por jo edhe viktima.

Disa nga të amnistuarit e presidentiti Gjorgje Ivanov:

Nga VMRO DPMNE 

Mile Janakievski për 16 vepra penale

Gordana Jankullovska për 11 vepra

Sasho Mijallkov për 6 vepra

Nikolla Gruevski për 5 vepra penale

Martin Protugjer – 5 vepra

Nga partia opozitare LSDM

Zoran Zaev – 2 vepra

Zoran Verushevski – 2 vepra

Branko Crvenkovski – 1 vepër

Shqiptarë dhe të tjerët të falur me 1 ose dy vepra penale

Menduh Thaçi

Bedredin Ibraimi

Ismet Guri

Mitush Shabani

Kryetarë të komunave të falur:

Koce Trajanovski

Vladimit Todoroviq

Edmont Temellko

Vladimir Talevski

Dejan MItrovski – Urko.

Maja Jovanovska

Në listë janë edhe shumë emra të tjerë…