Kuriozitete
Gruaja “fejohet” me llambadarin e saj
Një grua britanike planifikon të martohet me një llambadar të cilin e ka blerë online dhe pranon se është e dhënë pas puthjeve me të.
Amanda Liberty, 33-vjeçare, thotë se nuk e ka bezdi dallimin prej 57 vjetëve me “të fejuarin” e saj, të cilin e ka quajtur “Lumiere”.
Duke folur për “The Sun” për këtë periudhë të jetës, për të cilën ajo shpenzoi rreth 500 dollarë, Liberty ka thënë: “Sapo e pash Lumieren në eBay, e dija se ajo ishte për mua dhe ishte dashuri në shikim të parë. Ajo ishte me bazë në Gjermani dhe gjithmonë e dija se do të ishte interesante ta sillja në shtëpi, e dija se duhet të gjej mënyrë se si ta bëja timen”.
“Nuk mund të ndalesha së menduari për të dhe sa e bukur ishte – ishte në formë të shkëlqyeshme dhe ndjej në të vërtetë energji të mrekullueshme që vjen nga ajo”, ka shtuar më tej Liberty, transmeton Albinfo.ch.
Pasi fitoi në ankandin online, Liberty thotë se me padurim e priste llambadarin në shtëpinë e saj.
“Në Ditën e të Dashuruarve i propozova, që të shënojmë dashurinë tonë. Shpresoj se në një periudhë të kemi edhe një ceremoni – s’kam qenë e fejuar më parë andaj është diçka e re dhe shumë lumturi”, ka shtuar ajo.
Liberty është e dhënë pas llambadarëve, por thotë se Lumiere nuk është xheloze. Ajo pranon se fle me një tjetër llambadar.
Kjo s’është hera e parë që Liberty përjeton dashuri me objekte. Ajo thotë se në një kohë ishte në dashuri me Statujën e Lirisë me ç’rast e ndërroi edhe mbiemrin për të treguar vendosmërinë ndaj saj.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










