Lajme
Greqia u jep afat punëtorëve shëndetësorë që deri më 31 mars të vaksinohen
Kushdo që nuk e respekton këtë afat, sipas autoriteteve greke do të përjashtohet nga puna
Punonjësit e pavaksinuar mjekësorë duhet të marrin dozat e vaksinës antiCovid deri më 31 mars, në të kundërtën do të shkarkohen nga puna. Ky është vendimi i fundit i qeverisë greke, i paralajmëruar disa herë në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit.
E përditshmja greke Kathimerini shkruan se lajmi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris. Duke folur për Skai TV, Plevris u shpreh se duke filluar nga 7 shkurti punonjësve të shëndetësisë do t’iu kërkohet një dozë përforcuese për t’u vaksinuar plotësisht ndaj Covid-19.
Greqia ka lehtësuar të hënën masat kundër përhapjes së koronavirusit, duke lejuar muzikë në restorante dhe bare, duke zgjatur orarin e tyre të punës.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











