Maqedonia
Greqia shfaq dyshime: Zaevi mund të ketë pasur kontakte me opozitën greke
Zëdhënësja e partisë opozitare greke, Maria Spyraki, është takuar tre herë me funksionarët e lartë të partisë qeverisëse të Maqedonisë. A ka ndikuar kjo në dështimin e referendumit?
Në Greqi po vijon një spekulim i gjërë dhe kontravers, megjithatë i bazuar në disa raporte, se partia më e madhe opozitare greke Demokracia e Re, e cila kundërshton ashpër marrëveshjen e emrit me Shkupin zyrtar, ka mbajtur kontakte sekrete me kryeministrin e shtetit fqinj, Zoran Zaev, shkruan media pan-europiane euractive.com.
Të dy partitë e djathta në Maqedoni dhe Greqi kundërshtojnë Marrëveshjen e Prespës rreth emrit, edhepse Partia Popullore Europiane ku janë anëtarë këto dy parti, e mbështesin atë.
I pyetur për këto akuza, qeveria e Maqedonisë thotë: “Kryeministri Zoran Zaev nuk ka pasur asnjë takim me opozitën greke, prej kur ai është në pushtet,” përcjell albinfo.ch. Zaevi mori pushtetin në 31 maj 2017.
Por kjo nuk rezulton e vërtetë në bazë të publikimit të “stenogrameve sekrete të Maqedonisë” nga gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), sipas së cilës Zaev është takuar në dhjetor 2017 me Maria Spyraki, zëdhënësen dhe njeriun e besueshëm të liderit të Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis. FAZ gjithashtu shton se Zaev është takuar herën e dytë me Spyraki në Bruksel, ku i ka sqaruar Shkupit zyrtar se pozicionet e Demokracisë së Re janë të vështira, për shkak të votuesve të saj.
Burimet e EURACTIV në Shkup sqarojnë se Spyraki gjithashtu ka qenë pjesë e një delegacioni zyrtar europian, të cilët vizituan komitetin parlamentar në Shkup prej 19 deri 21 shtator. Zaev gjatë kësaj date ka qenë në Uashington ku është takuar me zv.presidentin Mike Pence, por Spyraki është takuar me ministren e mbrojtes, Radmila Sekerinska.
Në maj janë zgjedhjet e përgjithshme europiane dhe zgjedhjet parlamentare greke, ku kryeministri grek Aleksis Cipras (Syriza) mund të humb zgjedhjet nga Demokracia e Re (SHP-Fitim Dika). Dështimi i referendumit në Maqedoni, vetëm se i shton gjasat për të shtuar vota te partitë opozitare greke, të cilat kundërshtojnë Marrëveshjen e Prespës.
E-Diaspora
-
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu Libri sjell rrëfime të fuqishme dhe tronditëse të fëmijëve të gjymtuar gjatë luftës në Kosovë... -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri














