Shqipëria
Greqia, parajsa e të korruptuarve shqiptarë
Ministria greke e Financave ka konfirmuar se Greqia është shndërruar në një parajsë fiskale për zyrtarët e korruptuar të Shqipërisë.
Sipas hetimeve të agjencive greke të Inteligjencës financiare në bankat greke janë depozituar miliona euro nga individë shqiptarë, të cilët nuk janë emigrantë atje, por zyrtarë të administratën publike në Shqipëri, ose ish-punonjës të saj, raporton “TCH”.
Nga hetimet ka rezultuar se, këta individë depozitojnë “cash” shuma që sillen nga 10 deri në 500 mijë euro, ndërkohë që në shumë raste përdorin kasafortat e bankave, për të depozituar aty sende me vlerë, përcjell albinfo.ch.
Fluksi i miliona eurove nga Shqipëria drejt Greqisë ka vënë në lëvizje qeveritë e të dyja vendeve. Burime nga Ministria greke e Financave thonë se, brenda vitit të ardhshëm, Greqia dhe Shqipëria do të nënshkruajnë një marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave kundër evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.
Nënshkrimi i marrëveshjes nënkupton se autoritetet do të shkëmbejnë informacione, jo vetëm për transferta, apo gjendjen fiskale të bizneseve dhe individëve që kanë aktivitet në të dyja vendet, por edhe mbi depozitat e tyre në bankat e vendeve respektive.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









