Bota
Greqia, në alarm për refugjatët
Pamje të ngjashme me ato të krizës migratore të vitit 2015 kanë regjistruar kamerat në ishullin Lesvos të Greqisë 24 orët e fundit. Të paktën 13 barka me mbi 550 refugjatë, prej të cilëve thuajse gjysma janë fëmijë, kanë mbërritur në ishull prej brigjeve turke.
Ato janë shoqëruar nga katër anije të flotës ushtarake greke dhe me pas refugjatët janë dërguar në kampin e Morias, i quajtur tashmë edhe si i “Ferri i Tokës”, pasi është kampi më i madh në Europë me mbi 10.241 refugjatë, ndërsa kapaciteti i tij është disa herë më i vogël dhe kushtet janë tepër çnjerëzore.
“Kanë çrregullime të stresit posttraumatik, përpjekje për vetëvrasje, depresion, këto janë raste shumë të rënda. Viktima të torturave, viktima të dhunës, viktima të abuzimit seksual. Këto janë raste shumë të vështira që, natyrisht, përkeqësohen në kamp me këto kushte jetese dhe kjo i bën të pavlefshme procedurat e tyre të azilit”, tha Marco Olla.
Mbërritja e refugjatëve të fundit, por në përgjithësi tendenca në rritje e javëve të fundit e fluksit të emigrantëve në ishull ka krijuar shqetësim të madh te Qeveria greke.
Ministri i Jashtëm, Nikos Dhendias, ka thirrur urgjent ambasadorin turk në Athinë dhe i ka dhënë një notë proteste, duke i shprehur pakënaqësinë e tij për këto zhvillime. Gjithashtu shqetësimi është rritur pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Cavusoglou, i cili ka paralajmëruar se përsa kohë vazhdojnë operacionet ushtarake të Asadit në Idlib të Sirisë, fluksi i refugjatëve drejt Europës do të rritet.
Kryeministri grek Mitsotakis ka thirrur të shtunën mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar të Sigurisë për të përballuar urgjentisht situatën dhe një nga masat e para është transferimi i të paktën 1000 refugjatëve në kampin “Nea Kavala” ,pranë Selanikut, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












