Shqipëria
Greqia kërcënon me bllokim të anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kërcënuar Shqipërinë me bllokimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, nëse ngre pretendime për pronat e çamëve.
Deklaratën Dendias e bëri gjatë takimit me homologen shqiptare, Olta Xhaçka, në Tiranë.
Ka qenë ministrja Xhaçka ajo që ka theksuar nevojën për zgjidhjen e disa çështjeve mes dy vendeve, përfshirë atë të pronave të çamëve.
“Ne besojmë dhe shpresojmë që konstruktiviti dhe vullneti i mirë për të kërkuar një zgjidhje të pranuar reciprokisht në një çështje kaq të vështirë sa ajo e hapësirave detare mund të shërbejnë edhe si një shëmbull i qasjes konstruktive në të cilat vendet tona mike mund të fillojnë diskutime edhe për çështje të tjera, sado të vështira që kemi trashëguar nga historia dhe nga periudha tragjike e Luftës së Dytë Botërore, siç ëhstë nevoja për të abroguar ligjin e luftës apo çështjet e të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të njeriut të komunitetit çam”, u shpreh Xhaçka.
Por Dendias ka qenë i prerë në përgjigjen e tij, duke kërkuar të “mos flitet për çështje që nuk ekzistojnë”, në të kundërtën Greqia do të bllokojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.
“Dua të jem i çiltër me ju, kjo do të thotë që ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike, çështje që kanë të bëjnë me palën greke. Nuk mendoj se janë gjërat ashtu fiks siç paramendohen. Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese, sepse kjo gjë do të na çojë në pasojat e niveleve të shumëfishta, ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin tuaj në Europë”, tha Dendias./albeu
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










